FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE (FIM)
Dekani: Prof. Genti Guxho Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Zv/Dekan: Prof. Dr. Odhisea Koca Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Zv/Dekan: Prof. Asoc. Altin Dorri Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Historik i shkurtër i FIM
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është e para shkollë e lartë në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në fushat e mekanikës, metalurgjisë dhe materialeve dhe tekstil modës. Përgatitja e specialistëve të lartë të inxhinierisë mekanike në Shqipëri daton që nga viti 1951, në degën e inxhinierisë mekanike e cila ka qenë pjesë përbërëse e Institutit të lartë Politeknik, deri në vitin 1957, vit në të cilin me krijimin e Universitetit të Tiranës u bë pjesë përbërëse e tij. Deri në vitin 1991, vit në të cilin krijohet Universiteti Politeknik, dega e inxhinierisë mekanike ishte pjesë përbërëse e fakultetit të inxhinierisë mekanike dhe elektrike. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike formësohet si njësi e pavarur e Universitetit Politeknik në vitin 1991. Në vitin 1999 me organizimin e zgjedhjeve të para demokratike në universitete u bë edhe riorganizimi i F.I.M. si më poshtë:
Departamenti i Energjise me grupet mesimore shkencore si me poshte:
- Termoteknikes dhe energjitikes- Makinave termofluidike dhe impianteve termoteknik
- Konstruksionet mekanike dhe projektimi mekanik
- Sistemet e transportit dhe mjetet levizese
Departamenti i Prodhim Menaxhimit me grupet mesimore shkencore si me poshte:
- Teknologji mekanike
- Grafikes inxhinjerike
- Materialeve
-Menaxhim industrial dhe Inxhinieri Ekonomike
Departamenti i Tekstilit dhe Modës
Diplomat
“Bachelor”
“Master i Shkencave”
“Master Profesional”
PhD në Inxhinieri Mekanike