Instituti i Gjeoshkencave

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 24 Janar 2023 Vizita: 38264

 

INSTITUTI I GJEOSHKENCAVE

http://www.geo.edu.al/

Drejtori: Prof.Asc. Ylber Muceku                     Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Instituti i Gjeoshkencave  ka për mision:

  1. Kërkimin shkencor, bazë dhe të aplikuar;
  2. Formimin universitar, të thelluar, të studentëve dhe shkencëtarëve;
  3. Shërbimet për të tretë, në fushën e sizmologjisë, dhe transferimin e njohurive të teknologjisë, në fushat e sizmologjisë, pasurive natyrore, të gjeoriskut, gjeoinxhinierisë dhe gjeoinformacionit.
  4. Shërbime për të tretë, si dhe transferimin e njohurive dhe teknologjisë, në fushat e energjisë, ujit, mjedisit dhe klimës

Detyrat kryesore të IGJEO janë:

  1. Vlerësimi i potencialeve natyrore energjetike dhe, vecanerisht, i formave të energjisë së rinovueshme;
  2. Vlerësimi i aftësive transformuese të energjisë, impaktet mjedisore dhe hartimi i programeve kombëtare të shkarkimit të gazrave (Protokolli i Kioto-s).
  3. Studimi i ndryshimeve, klimatike dhe ujore, si dhe i impakteve të tyre ekonomiko-shoqërore;
  4. Parashikimi i dukurive e i proceseve atmosferike, te motit dhe klimës, si dhe i dukurive të jashtëzakonshme atmosferike;
  5. Studimi i gjendjes së mjedisit dhe i prirjeve të ndotjes së tij;
  6. Studimi i pasurive të ujërave për veprat hidroenergjetike, hidroteknike dhe portuale, me risqe të mëdha dhe impakt mjedisor;
  7. Formimi universitar, kryesisht në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, dhe kualifikimi shkencor i shkencëtarëve të rinj.
Departamentet: