Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 28 Shtator 2021 Vizita: 79813

FAKULTETI I GJEOLOGJISE DHE I MINIERAVE

https://fgjm.edu.al/

Dekani: Prof.Vasil Jorgji           Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Zv/Dekan:Prof.Irakli Prifti         Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Zv/Dekan:Dr.Altin Karriqi         Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 Historik i shkurtër i FGJM

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, është shkolla e parë e larte në Shqipëri për përgatitjen e specialisteve për të gjitha degët e shkencave të industrisë minerare. Drejtimet e përgatitjeve të specialisteve në këto shkenca kanë pasur si qëllim zhvillimin e gjeologjisë në të gjithë drejtimet e saj; specialisteve të minierave për hapjen, përgatitjen dhe shfrytëzimin e vendburimeve të mineraleve të dobishëm dhe drejtimin e shpimit dhe prodhimit të vendburimeve të naftës dhe të gazit.

Përgatitja për herë të parë e këtyre drejtimeve të reja shkencore në vendin tonë, kërkonte edhe zhvillimin brenda shkollës të disa specialiteteve të ngushta e të veçanta, të cilat u rritën dhe u zhvilluan me shpejtësi krahas zhvillimit dhe rritjes së Fakultetit. Fakulteti filloi të përgatitë kuadro që i përgjigjeshin kërkesave të zhvillimit të industrisë minerare. Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave u formua dhe u zhvillua në kuadrin e Institutit të Lartë Politeknik të Tiranës dhe Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës. Mbi këtë bazë, drejtimi i përgatitjes së studenteve ka qënë dhënia e titullit "Inxhinier" për të gjitha specialitetet që përgatiteshin. Kjo lidhet me formimin e thellë inxhinierik të planeve e të programeve mësimore. Ky drejtim vazhdon të jetë edhe sot.

Departamentet

  1. Departamenti i Shkencave të Tokës
  2. Departamenti i Gjeologjisë së Zbatuar, Mjedisit dhe Gjeoinformatikës
  3. Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare
  4. Departamenti i Burimeve të Energjisë

Diplomat

“Bachelor”

“Master i Shkencave”

“Master Profesional”

PhD në Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedis