Universiteti Politeknik i Tiranës anëtarësohet në RMEI

Shtyp
Krijuar: 08 Tetor 2012 Ndryshimi i fundit: 08 Prill 2014 Data pubblicazione Vizita: 8824

 

Në datat 7 dhe 8 Shtator 2012 u organizua në Padova dhe Venecia(Itali), Asambleja e Përgjithëshme e RMEI - Réseau Méditerranéen des Ecoles d'Ingénieurs (Rrjeti Mesdhetar i shkollave të Inxhinierëve). Kjo Asamble u organizua nga Universita degli Studii di Padova dhe nga Universita Iuav di Venezia. Në këtë Asamble u diskutua mbi problemet me të cilat konfrontohen Shkollat e Inxhinierëve në rajonin e Mesdheut dhe mbi projektet me interes të gjerë që janë ndërmarrë nga ky rrjet.
Në këtë mbledhje mori pjesë një delegacion i UPT i përbërë nga Rektori i UPT, Akademik Jorgaq KAÇANI dhe Zv. Rektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkencë, Prof. Frederik Premti.
Rektori Kaçani, paraqiti një material mbi UPT dhe, si President aktual i BSUN, bëri një prezantim të këtij rrjeti.
Në këtë Asamble u pranuan si anëtarë të rinj disa universitete të rajonit. Duke marrë parasysh orientimin "inxhinierik" të këtij rrjeti, UPT paraqiti një kërkesë antarësimi. Kjo kërkesë u miratua unanimisht nga Asambleja e mësipërme dhe u njoftua nga Presidenti i RMEI, Prof. Leo VINCENT. Pra, nga data 8 Shtator 2012, UPT është anëtar me të drejta të plota (full member) i RMEI.