Sektori i Komunikimit me Publikun

Shtyp
Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 27 Prill 2015 Ndryshimi i fundit: 08 Prill 2022 Data pubblicazione
Super User Vizita: 44488

Sektori i Komunikimit me Publikun ka mision dhe objekt pune:

Të mbulojë marrëdhëniet me studentët që rregjistrohen në një program të ciklit të parë, me studentët aktualë dhe studentët e diplomuar, si dhe të koordinojë punën me institucionet partnere, brenda dhe jashtë vendit, për zbatimin e marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

Përgjegjësi i Sektorit të Komunikimit me Publikun

Përgjegjësi i Sektorit të Komunikimit me Publikun emërohet nga Rektori dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

Përgjegjësi i Sektorit të Komunikimit me Publikun ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon të gjitha materialet e shkruara të akteve ligjore dhe nënligjore, të Statutit dhe të rregulloreve të UPT-së, të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit që ka Sektori i Komunikimit me Publikun.

2. Disponon të gjithë dokumentacionin dhe standardet e Bashkimit Europian në fushën e komunikimit me publikun.

3. Njeh dhe zbaton objektivat dhe politikën e Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në fushën e marrëdhënieve me palët me interes të ndërsjellët, brenda dhe jashtë vendit.

4. Ndërton planin vjetor të punës së tij dhe të sektorit, indikatorët e performancës dhe i miraton te Drejtori.

5. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me persona, universitete, institucione, biznese dhe kompani brenda vendit dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Drejtorit.

6. Organizon punën, në shërbim të interesave dhe nevojave për zhvillim të karrierës së studentëve të UPT-së, nëpërmjet këshillimit, konsultimeve dhe partneriteteve të qëndrueshme.

7. Organizon punën për informimin e studentëve mbi mundësitë edukative (intershipe, trajnime, bursa etj.).

8. Është përgjegjës për këshillimin e studentëve që diplomohen në një program të ciklit të parë, mbi mundësinë e studimeve në një program të ciklit të dytë në UPT, apo universitete të tjera jashtë vendit.

9. Merr pjesë dhe bashkëpunon në aktivitete të Institucionit në kuadër të bashkëpunimit me universitete, institucione, organizata, biznese, me qëllim inicimin dhe zbatimin e marrëveshjeve me interes të ndërsjellët.

10. Duke bashkëpunuar dhe nën drejtimin e Drejtorit, përgatit materialet e takimeve, eventeve për vendosjen e bashkëpunimeve, apo lidhjen e marrëveshjeve të Institucionit me persona, universitete, institucione, biznese etj.

11. Në kuadër të bashkëpunimit apo marrëveshjeve me universitetet, institucionet, bizneset etj., mban lidhje dhe komunikon vazhdimisht palët në marrëveshje gjatë realizimit të fazave, apo pikave të veçanta, duke informuar Drejtorin dhe/ose drejtpërdrejt Zvendësrektorin për anën shkencore e projektet.

12. Mban komunikim të vazhdueshëm me pikat e kontaktit të palëve në marrëveshje, për ndjekjen dhe zbatimin e marrëveshjeve, gjatë gjithë fazave të tyre.

13. Nën drejtimin e Drejtorit, bashkëpunon me përgjegjësin e faqes zyrtare të Universitetit Politeknik të Tiranës, për njoftimin dhe hapjen e thirrjeve, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara.

14. Mban data baze për të gjitha marrëveshjet me persona, universitete, institucione, biznese, kompani etj. dhe i përditëson ato në vijimësi.

15. Nën drejtimin e Drejtorit dhe në bashkëpunim me njësitë kryesore, bashkëpunon dhe mbështet Këshillin Studentor, organizatat studentore të UPT–së, për të krijuar dhe mbajtur lidhje me organizata homologe të universiteteve të tjera, brenda dhe jashtë vendit, si dhe për t’u anëtarësuar në shoqata studentore ndërkombëtare.

16. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Drejtorit dhe Zvendësrektorit për anën shkencore e projektet, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.


Specialisti për Këshillimin e Karrierës

Specialisti për Këshillimin e Karrierës emërohet nga Rektori dhe është në varësi të Përgjegjësit të Sektorit të Komunikimit me Publikun.

Specialisti për Këshillimin e Karrierës ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon dhe studion të gjitha materialet e shkruara, që lidhen me aktet ligjore dhe nënligjore, me urdhra dhe udhëzime, me Statutin dhe rregulloret e UPT-së etj., të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

2. Mbledh informacion dhe siguron kontakte me studentë, persona, universitete, institucione dhe biznese dhe informacionin e përpunuar ia paraqet Përgjegjësit të Sektorit.

3. Planifikon, organizon dhe realizon mbledhjen e informacionit dhe sigurimin e kontakteve, (adresa, numra telefoni, emra drejtuesish etj.) në lidhje me institucionet parauniversitare me interes, në veçanti me shkollat e mesme të vendit, duke përgatitur dhe dhënë informacionin përkatës.

4. Planifikon dhe organizon takime në shkollat e mesme të vendit, me interes për UPT-në, për paraqitjen e materialeve me qëllim njohjen dhe rritjen e preferencës për ndjekjen e programeve të studimit në UPT.

5. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, merr pjesë në formulimin dhe shpërndarjen në njësitë kryesore të informacioneve të nevojshme në lidhje me këshillimin e karrierës.

6. Siguron shërbime të ndryshme në interes të studentëve, nëpërmjet këshillimit, konsultimeve dhe partneriteteve të qëndrueshme.

7. Informon në vijimësi studentët për të gjitha shërbimet e asistencës që ofron Zyra e Këshillimit të Karrierës.

8. Identifikon dhe informon studentët mbi mundësitë edukative (intershipe, trajnime, bursa etj.).

9. Këshillon studentët e UPT së, që diplomohen në një program të ciklit të parë, mbi mundësinë e studimeve në një program të ciklit të dytë në UPT, apo universitete të tjera jashtë vendit.

10. Mban komunikim të vazhdueshëm me studentët, lidhur me shqetësimet personale që kanë të bëjnë me vendimet e karrierës dhe ia paraqet këto Përgjegjësit të Sektorit.

11. Ndihmon dhe asiston studentët në përgatitjen e CV–ve, letrave të interesit për punë etj., si dhe paraqitjes në intervista të ndryshme pune.

12. Organizon aktivitete të ndryshme promovuese dhe informuese.

13. Informon studentët, të cilët kanë përfunduar studimet në ciklin e arsimit të mesëm, për programet e studimit që ofron UPT, kriteret e pranimit, si dhe politikat e Institucionit.

14. Promovon aktivitetet e partneritetit të UPT-së në veprimtari të ndryshme me studentët dhe shoqatat studentore.

15. Harton shkresat përcjellëse dhe praktika të tjera në kuadër të Këshillimit të Karrierës dhe aktiviteteve të tjera të Sektorit.

16. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Përgjegjësit të Sektorit dhe Drejtorit, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit.


Specialisti për ALUMNI

Specialisti për ALUMNI emërohet nga Rektori dhe është në varësi të Përgjegjësit të Sektorit të Komunikimit me Publikun.

Specialisti për ALUMNI ka këto përgjegjësi, kompetenca dhe detyra:

1. Disponon dhe studion të gjitha materialet e shkruara, që lidhen me aktet ligjore dhe nënligjore, me urdhra dhe udhëzime, me Statutin dhe rregulloret e UPT-së etj., të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

2. Disponon dhe studion të gjitha materialet që lidhen me plotësimin e misionit që ka struktura e marrëdhënieve me studentët dhe alumnet.

3. Nën drejtimin e Përgjegjësit të Sektorit, merr pjesë në formulimin dhe shpërndarjen në njësitë kryesore të informacioneve të nevojshme në lidhje me ALUMNI-n.

4. Orienton dhe informon qendrat e këshillimit pranë fakulteteve mbi procedurat dhe problemet e ndryshme që lidhen me alumnet, që janë diplomuar në këto fakultete.

5. Bashkëpunon me Këshillin Studentor të UPT-së për çështje të alumneve dhe çështje të veprimtarive të tyre.

6. Bashkëpunon me qendrat e këshillimit pranë fakulteteve dhe me drejtuesit e fakulteteve për planifikimin, organizimin dhe realizimin e takimeve informuese në lidhje me detyrat dhe të drejtat e studentëve dhe të personelit akademik.

7. Bashkëpunon me organizma dhe institucione të ndryshme, për problemet e punësimit të studentëve të diplomuar, (alumneve) të UPT-së.

8. Organizon takime me grupet e studentëve të sapo diplomuar, për t’i këshilluar në lidhje me procedurat standarde të punësimit dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për punësim.

9. Mban data baze me adresat e alumneve të UPT-së dhe informon për to strukturat e interesuara në UPT.

10. Mban data baze të dhënash, në lidhje me emrat dhe kontaktet e ndërmarrjeve industriale, kompanive, apo institucioneve, ku mund të punësohen studentët e diplomuar në UPT.

11. Merr informacion nga institucione të specilaizuara, (INSTAT, zyrat e punësimit në rrethe, agjenci punësimi etj,) për ekzistencën e ndërmarrjeve

industriale, kompanive, apo institucioneve ku mund të punësohen studentët e diplomuar në UPT.

12. Organizon takime me alumnet e UPT–së, për çështje me interes për UPT-në dhe për alumnet, duke bashkëpunuar me drejtuesit e fakulteteve.

13. Planifikon dhe organizon, me mbështetjen e Përgjegjësit të Sektorit, panairet e punës, në mjediset e UPT-së.

14. Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Përgjegjësit të Sektorit dhe Drejtorit, për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme të Institucionit. 

 


 NJOFTIME

NJOFTIM - Mundësi internshipi për ndjekjen e programit virtual “International Internship”, organizuar nga Vodafone Albania

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Vodafone Albania, ftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës të ndjekin programin "Virtual International Internship".

Ndjekja e programit "Virtual International Internship” u mundëson studentëve të mësojnë mbi aktivitetin dhe ecurinë e një prej kompanive me përvojë ndërkombëtare.

Programi përmban tetë workshope online, në temat e HR, Big Data, IoT, ose 5G.

Programi online fillon në muajin Prill 2021.

Për shkak të numrit të limituar të pjesëmarrësve në këtë program, studentët e interesuar të UPT – së, është mirë të aplikojnë sa më shpejt.

Linku i aplikimit:

https://career5.successfactors.eu/sfcareer/jobreqcareer?jobId=76041&company=vodafoneprP

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni në email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

NJOFTIM - Ftesë për publikime në revistën periodike të Bashkisë së Tiranës, "Tirana Youth Voice"

Agjencia e Rinisë së Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave vendore në fushën e rinisë, ku përfshihet nxitja, vlerësimi dhe promovimi i aftësive të studentëve në fusha të ndryshme si kultura, shkenca, IT etj., ka nisur projektin "Tirana Youth Voice", revistë periodike, kushtuar të rinjve, të cilët do të shprehin talentet e tyre në fushat e mësipërme.

Në këtë revistë, çdo student do të ketë një hapësirë të dedikuar, me një punim të propozuar nga vetë ai, ose nga institucioni ku studion.

Për sa më sipër, në kuadër të bashkëpunimit të UPT - së me Bashkinë e Tiranës, ftojmë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës që t’i bashkohen kësaj iniciative, duke publikuar punimet e tyre në revistën "Tirana Youth Voice".

Punimet e studentëve mund të dërgohen për publikim në Bashkinë e Tiranës, Agjencia e Rinisë, në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Për informacione shtesë mund të klikoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., si dhe mund të kontaktoni në Nr. cel. të Bashkisë së Tiranës: 0693127420, ose në Nr. cel. të koordinatorit të UPT - së: 0674081514.

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së, në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Fachhochschule Biefeld, në Gjermani.

Në kuadër të programit Erasmus + dhe Marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Departamentit të Tekstilit dhe Modës, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Fachhochschule Bielefeld, në Gjermani. Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 18 Nëntor 2020.

 

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) studentësh të UPT-së, në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Universitetin Politeknik të Torinos, në Itali

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës në Universitetin Politeknik të Torinos, në Itali.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 25 Nëntor 2020.

 

Njoftim - Hapet konkursi për videon “Faleminderit, mësuesi im i universitetit”

Me rastin e "Ditës së Mësuesit të Gjuhës Frënge 2020", AUF-ja në Evropën Qendrore dhe Lindore hap konkursin e videos "Faleminderit, mësuesi im i universitetit! ".

Ky konkurs është i hapur për studentët e regjistruar në një program bachelor ose master në universitetet anëtare të AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Konkursi është i hapur deri më 20 nëntor 2020.

Përmes një videoje prej jo më shumë se 3 minutash, pjesëmarrësit janë të ftuar të përshkruajnë mësuesin e tyre të frëngjishtes ose mësuesin e tyre që jep mësim në frëngjisht në universitet, duke theksuar cilësitë e tyre njerëzore dhe profesionale.

Të interesuarit të klikojnë këtu dhe në linkun: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/lancement-du-concours-video-merci-mon-prof-duniversite/?fbclid=IwAR18XqahjOKqre4uhbg5NNfuX9QxrmQTTqYogAlAqrg5EJ_-EZCEDYYUb88 për të marrë informacion më të detajuar lidhur me :

· Temat

· Mënyrën e organizimit

· Përzgjedhjen

· Grantet e shpërblimit

Njoftim - Hapet konkursi për projektet në mbështetje të shoqatave të studentëve

AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore hap thirrjen për projekte që synojnë mbështetjen e nismave të shoqatave të studentëve. AUF inkurajon studentët të promovojnë vlerat e vullnetariatit dhe përfshirjes së komunitetit, duke promovouar gjuhën frënge, përmes veprimeve inovative mbi temat prioritare të propozuara brenda kornizës së kësaj thirrjeje.

Studentët që mund të aplikojnë:

- shoqatat e studentëve nga institucionet anëtare të AUF të Evropës Qendrore dhe Lindore

Shënim: Të gjitha aktivitetet e propozuara brenda kornizës së projekteve duhet të kryhen para datës

1 korrik 2021.

Temat me përparësi

· Zhvillimi i qëndrueshëm ;

· Parandalimi dhe promovimi i shëndetit; COVID-19;

· Nisma qytetare dhe solidariteti;

· Nismat sipërmarrëse.

Kriteret e përzgjedhjes

· Përputhshëmria me temat prioritare

· Dimensioni frëngjishtfolës i projektit

· Natyra inovative e projektit

· Origjinaliteti i projektit

· Visibiliteti i projektit

· Aftësia për të asociuar disa partnerë të cilët bashkëfinancojnë projektin

· Koherenca në hartimin e projektit

Dorëzimi i projekteve

Formulari i projektit duhet të dërgohet në formatin .doc dhe .pdf në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. përpara datës 30 nëntor 2020.

https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/appui-aux-initiatives-etudiantes-appel-projets-2020/?fbclid=IëAR253yNYal9rSqE68DhkIqVoamPA-YdhJ0Afg21BExo8ëQkb_xap2MkBYFE

Përzgjedhja

Komiteti i përzgjedhjes do të shqyrtojë formularët e projektit dhe një përgjigje me shkrim do t'ju dërgohet brenda një periudhe kohe të arsyeshme duke konfirmuar vendimin e AUF.

Mbështetje AUF

Grantet e dhëna për një projekt mund të shkojnë nga 1,000 euro në 1,500 euro.

Kontaktoni: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Linku: https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/appui-aux-initiatives-etudiantes-appel-projets-2020/?fbclid=IwAR14k-ULNu_IHgRoeJHkdhcbUaYVDRhqnR_o8tPaUKHPHUu5YN8YxMkmblk

 

 Konkurs mbi çështjet e qytetarisë për studentët e Zonës së Evropës qendrore dhe lindore

 NJOFTIIM

Hapet thirrja për studentët e nivelit Bachelor në lidhje me IT, Shkencë Kompjuterike ose Inxhinierinë e softwerit në programin e ri Erasmus Mundus Master EDISS (Programi Master në Inxhinierinë e Sistemeve Inteligjente të Inteligjencës së të Dhënave).

EDISS është një program i ri i ofruar nga Universiteti Åbo Akademi, Universiteti Mälardalen, Universiteti i L'Aquila dhe Universiteti i Ishujve Balearik. EDISS ka siguruar disa bursa shtesë EMJMD të rezervuara për studentë nga Ballkani Perëndimor.

EDISS është një program i Erasmus Mundus i përbashkët Master (EMJMD) i dhënë nga Universiteti Åbo Akademi, Universiteti i Ishujve Balearik, Universiteti i L’Aquila dhe Universiteti Mälardalen.

Pas vitit të parë, ku ofrohen kurse themelore të shkencës së të dhënave, EDISS ofron tre fusha të specializimit për vitin e dytë:

· Mësimi Industrial i Makinerisë - Inxhinieria e Softwerit, ofruar nga Universiteti Mälardalen, Suedi

· Vizioni kompjuterik dhe sistemet inteligjente, të ofruara nga Universiteti i Ishujve Balearik, Spanjë

· Model Driven Machine Learning - Inxhinieri Softweri, ofruar nga Universiteti i l’Aquila, Itali

Për fillimet e studimeve në muajin gusht 2021, periudha e aplikimit do të hapet në 1.12.2020 në orën 8:00 dhe mbyllet në 15.01.2021 në orën 15:00 me orën Finlandeze (EET).

Për më shumë informacion:

Website:https://www.master-ediss.eu/

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Facebook: https://www.facebook.com/masterediss

 

Njoftim - Hapet thirrja për programin e Praktikave të Biznesit Gjerman

Hapet thirrja për programin e Praktikave të Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor.

Programi është një mundësi e jashtëzakonshme për të fituar dhe zhvilluar njohuritë praktike profesionale.

Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani.

Gjatë 17 viteve të fundit, janë mbështetur më shumë se 800 studentë dhe të sapodiplomuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë rrugë. Studentët kalojnë tre deri në gjashtë muaj në Gjermani dhe kanë mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i implementojnë ato në praktikë. Pjesëmarrësit në këtë program janë gjithashtu pjesë e një rrjeti rajonal të alumnë-ve, ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës.

Gjenerata e ardhshme e kandidatëve që do të fitojnë bursën, do e fillojë praktikën më 1 Korrik 2021. Thirrja për aplikime vazhdon të jetë e hapur nga 1 Tetori 2020 deri më 16 Nëntor 2020. Të interesuarit mund të informohen për benefitet që ka ky program dhe për procedurën e aplikimit në faqen e internetit: www.stipendienprogramm.org

Këtu keni datat e mëposhtme për dy takime informuese virtuale:

· 26. 10. 2020, 14h

https://zoom.us/j/96827933693?pwd=NUxsdW1mSXFEVzFRN3F5R2J5ZzJ3UT09

Meeting ID: 968 2793 3693

Passcode: 341092

· 3. 11. 2020, 18h

https://zoom.us/j/97586143837?pwd=b2VBTEhmTHcyQlpRcjFkemZBell4QT09

Meeting ID: 975 8614 3837

Passcode: 746470

Për më shumë informacion dhe për procedurën e aplikimit klikoni këtu.

                                                          

Vini re !!!!!

Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.

                                                         

Njoftim – Zhvillohet dita e informimit për platformën e punësimit online “GRADUA”

Në 21.01.2020, ora 10.00 do të zhvillohet  Info Day në sallën “Silvano Pedrollo”, pranë Rektoratit të Universitetit Politeknik të Tiranës, ku janë të ftuar të marrin pjesë studentë të Bachelor-it, viti i III-të dhe studentë të Master-it për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformën e punësimit online  “GRADUA”.

https://gradua.almalaurea.it/

 

Njoftim – Hapet thirrja për aplikim për shkollat verore në Universitetin e Trentos, Itali

Për të gjithë studentët e interesuar për të kryer shkollën verore në Universitetin e Trentos, Itali, njoftojmë që hapet thirrja për aplikime, për studentë të ciklit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Kohëzgjatja e shkollës verore do të jetë 13.07.2020 – 24.07.2020.
 
Shkolla zhvillohet plotësisht në anglisht, prandaj kërkohet një nivel minimal B2 i gjuhës angleze.
Aplikimet do të bëhen pranë zyrës së karrierës, në Rektorat.
 
Dokumentat për aplikim janë:
· Vërtetim studenti;
· Listë notash deri në momentin e aplikimit;
· Letër motivimi dhe CV;
· Certifikata e mbrojtjes së gjuhës angleze;
· Fotokopje pasaporte;
 
Vini re: Informacion në lidhje me programin dhe tarifat do të gjeni në këtë link:https://international.unitn.it/incoming/trento-sustainable-summer-school-2020-tres2020
Në fund të Shkollës, pjesëmarrësit do të marrin një Certifikatë Pjesëmarrjeje dhe një vërtetim zyrtar nga UniTrento për numrin e krediteve, ECTS, të marra.
 Afati i fundit i aplikimit është 10.03.2020.
 
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të TiranësGjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.

Projektit GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës përmes krijimit të një platforme të përbashkët, e cila do të sigurojë mjete të reja rekrutimi. Platforma bën të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun: https://www.graduaproject.com/

Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.

Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu


Zyra e Këshillimit të Karrierës

Kontakt :Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.     

Zyra e Këshillimit të Karrierës përfaqëson një nga sektorët e Drejtorisë së Komunikimit, pranë Rektoratit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Misioni i saj është të orientojë, inkurajojë dhe mbështesë studentët dhe të diplomuarit me mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit dhe udhëzimit në karrierë.

Zyra e Këshillimit të Karrierës ofron një gamë të gjerë shërbimesh për studentët dhe të diplomuarit e UPT të cilat kanë për qëllim orientimin e edukimit profesional, lehtësimin e zhvillimit të karrierës, përgatitjen për tregun e punës dhe mbështetje për të vazhduar aftësimin e tyre profesional nëpërmjet të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Shërbimet kryesore që Zyra e Këshillimit te Karrierës ofron janë:

-          Identifikimi dhe informimi mbi oportunitetet edukative (internshipe, bursa, trajnime, etj.);

-          Asistencë për realizimin e instrumenteve të kërkimit të një vendi pune (përgatitja e CV, letër motivimi, etj.);

-          Këshillim karriere nëpërmjet vlerësimit të interesave, vlerave dhe aftësive profesionale;

-          Trajnime/work shope për zhvillimin e qëndrimeve dhe aftësive që mund të rrisin mundësitë e futjes se të diplomuarve në tregun e punës;

-          Informimi dhe promovimi i ofertave të internshipeve, vendeve të punës, etj.;

-          Këshillimi i studentëve të UPT që diplomohen në Ciklin e Parë për mundësitë e studimeve në Ciklin e Dytë në UPT ose universitete të tjera jashtë vendit;

-          Organizimi i selektimit dhe rekrutimit të studentëve;

-          Mbajtja e kontaktit me alumnët dhe ndërthurja e kërkesave dhe ofertave të edukimit gjatë gjithë jetës;

-          Lidhja e vazhdueshme dhe aktive me kompanitë brenda dhe jashtë vendit si dhe vlerësimi/ analiza e kërkesave të tyre për forcë pune;

-          Aktivitete të ndryshme promovuese dhe informuese;

-          Informimi i studentëve të ardhshëm (maturantë) për programet e studimit, standardet e pranimit dhe politikat e UPT;

-          Mbajtja e kontaktit dhe të dhënave për punësimin e të diplomuarve të UPT;