Në datën 11 Shtator 2015 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Fakulteteve të Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në Ondokuz Mayis University në Samsun Turqi. Marrëveshja e nënshkruar nga Prof. Andrea Maliqari dhe Prof. Derya Oktay mundëson shkëmbimin akademik midis të dy shkollave.
Gjithashtu rektorët e dy universiteteve vendosën bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus +. Ky bashkëpunim do të mundësojë mobilitetet për mësimdhënie dhe trainim dhe do të jetë një mbështetje për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy universiteteve në përgjithesi dhe fakulteteve të Arkitekturës në veçanti.