E mërkurë, 22 Maj 2013
Ju jeni këtu: UPT Rektori

Projekte

SEERA-EI - The South East

European Research Area

for elninfrastructures

http://www.seera-ei.eu/

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

EGI - European Grid Initiative

http://www.egi.eu/projects/egi-inspire/

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

ICT WEB PROMS

Promoting ICT cooperation

opportunities and policy

dialogue with the Western

Balkan countries

http://www.ict-web-proms.eu/

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Foto UPT

Plotësoni:



Në linjë?

Kemi 4 vizitorĂ« dhe 2 anĂ«tarĂ« nĂ« linjĂ«
Rektori pdf Shtyp Email
nga Administrator   
E premte, 23 Tetor 2009 08:53

Rektori: Akad. Jorgaq KAÇANI Email: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë

Sekretar:

Më 23 Prill 2010, u zhvillua pranë Universitetit Shtetëror të Moskës “M. V. Lomonosov” konferenca e tretë ndërkombëtare “Universitetet dhe Komuniteti: Kooperimi i Universiteteve dhe Zhvillimi në shek. 21". Kjo konferencë u organizua nga Universiteti “Lomonosov” i Moskës dhe nga Rrjeti i Universiteteve të Detit të Zi (BSUN). Në këtë konferencë morën pjesë Rektori i UPT, Akademik Jorgaq Kaçani dhe Zv.-Rektori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Prof. Frederik Premti.

Më datë 24 Prill 2010, pranë Institutit Kërkimor për Çelikun dhe Aliazhet (MISiS) në Moskë, u organizua edhe Kongresi i zakonshëm zgjedhor i Rrjetit të Universiteteve të Detit të Zi (BSUN).

Në këtë Kongres, Akad. Kaçani paraqiti kumtesën “Current Status and Priorities of Higher Education in Albania”.

Në seancën e fundit të këtij Kongresi, meqë sipas statutit të BSUN, mandati i Presidentit të BSUN është 2-vjeçar dhe kalon me rotacion, u bë kalimi i Presidencës së BSUN nga Akad. Zgurovski, Rektor i Universitetit Kombëtar Teknik të Kievit, Ukrainë tek Prof. Livanov, Rektor i Institutit Kërkimor për Çelikun dhe Aliazhet (MISiS) në Moskë, Rusi. Njëkohësisht, sipas statutit të BSUN, u bë edhe zgjedhja e Akad. Kaçanit si President i ardhshëm i BSUN, mandati i të cilit do të fillojë më 2012.

 

Vizita e Ambasadorit Silvano Pedrollo në UPT

 

Më 26 Qershor 2010, zhvilloi një vizitë në UPT Ambasadori Silvano Pedrollo, së bashku me delegacionin që e shoqëronte. Z. Pedrollo është i njohur në UPT për sponsorizimin e Bibliotekës së FIM. Ai u prit në Rektorat nga Rektori, Akademik Jorgaq Kaçani dhe antarë të tjerë të Rektoratit. Z. Pedrollo vizitoi edhe sallën e madhe të Rektoratit dhe shprehu gadishmërinë të sponsorizojë koston e ristrukturimit dhe modernizimit të saj.

 


 

Përditësimi E hënë, 16 Prill 2012 11:58