Projekte
Foto UPT
Plotësoni:
Në linjë?
Kemi 24 vizitorë dhe 1 anëtar në linjë|
|
| Marrëdhëniet me Jashtë |
|
|
|
| nga Administrator |
| E premte, 23 Tetor 2009 09:04 |
|
DEGA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTËÂ
Drejtori: Prof.Frederik Premti Email: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë
Specialiste: Vasilika Bonjo Email: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë
Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, mbulon gjithë marrëdhëniet me Universitetet e huaja, zbatimin e marrëveshjeve të lidhura me to, aktivitetet në kuadrin e Rrjeteve Universitare Evropiane, Ballkanike dhe më gjerë, zbatimin e projekteve ndërkombëtare, në të cilat merr pjesë institucioni, në përputhje me ligjet e Shtetit Shqiptar. Ajo, në lidhje të ngushtë me fakultetet, kryen detyrat si më poshtë: - Bën përpjekje për lidhje ndëruniversitare, për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe; harton projektet e marrëveshjeve dhe ia paraqet Rektorit për miratim; - Ndjek zbatimin e marrëveshjeve ndëruniversitare, sipas mundësive financiare të institucionit; kujdeset që, për zbatimin e tyre, të hartohen programe zbatimi me secilin universitet; - Kujdeset për plotësimin e kërkesave të fakulteteve për organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare, të miratuara nga Rektori, brenda e jashtë vendit duke hartuar, së bashku me ta programet përkatëse;
|
| Përditësimi E hënë, 11 Mars 2013 08:51 |


Marrëdhëniet me Jashtë

