Ministria e Arsimit dhe Sporteve, gjatë datave 26 - 28 Maj, organizoi Panairin e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Universiteti Politeknik i Tiranës është prej vitit 1951, pika e referimit shkencor e kulturor në Shqipëri duke zënë një vend kryesor në alternativat e arsimit të lartë në Shqipëri.
Pjesëmarrja e universitetit në këtë panair kishte për qëllim përcjelljen tek maturantët e informacionit të nevojshëm për zgjedhjen e fakultetit dhe degës që Universiteti Politeknik i Tiranës u ofron.
Të interesurit perfituan nje informacion të plotë dhe të detajuar mbi programet e studimeve dhe kriteret e pranimit pranë këtij universiteti. Stafi i kualifikuar ofroi mbështetjen e nevojshme për të gjithë të interesuarit, nisur nga kërkesat e larta të maturantëve për të aplikuar në degët e preferuara të fakuteteve të këtij universiteti.
Ky prezantim bëri të mundur që maturantët të njiheshin konkretisht me atë çfare Universiteti Politeknik i Tiranës ofron, duke marrë përgjigje dhe konsulencë për çdo pyetje, apo paqartësi.
Fluksi i vizitorëve pranë stendës së universitetit ishte maksimal përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Panairit të Arsimit të Lartë.