Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me OJF Global Opportunities Albania e cila është host zyrtar i Javës Globale të Sipërmarrjes në Shqipëri në datë 16 Nëntor 2016 në sallën Silvano Pedrolo organizoi takimin “Si të bëhesh sipërmarrës”.
Në këtë takim të organizuar për studentët një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar (Menaxher i Toshibas) ndau eksperiencën e tij personale në ecurinë e kompanisë në treg. Gjatë takimit pati shumë interes nga studentët dhe pjesa e fundit e takimit ishte pyetje-përgjigje për çështje me interes si: llojet e teknologjisë që përdorin në produkte apo prodhimet e fundit “environmental friendly” ; mudësitë e rritjes dhe zhvillimit të talenteve brenda një kompanie dhe intership-et.