Projekte

1st International Conference: “Engineering and Entrepreneurship”, Tirana, Albania, 17-18 November 2017.
Dear Colleagues and Partners,
We are pleased to invite you to the 1st International Conference “Engineering and Entrepreneurship” 2017, organized by Mechanical Engineering Faculty, Polytechnic University of Tirana (PUT), which will be held in Albania, on 17-18 November, 2017.

For more information: 1st International Conference PUT, ICEE 2017

ICEE Paper Template

 

Në Linjë

Kemi 132 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Menu Kryesore

Bursa Studimi në Itali

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 14 Maj 2015 Ndryshimi i fundit: 14 Maj 2015 Data pubblicazione
Super User Vizita: 10760

Qeveria Italiane ofron bursa pasuniversitare për vitin akademik 2015-2016.

 

Kandidatet duhet të dorëzojnë dokumentet pranë Institutit të Kulturës Italiane brenda datës 27 Maj 2015.

Afati i fundit i aplikimit është data 31 Maj 2015.

 

Për një informacion më të detajuar për bursat italiane:

 

http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/bursa-dhe-programe-studimi

 

http://www.arsimi.gov.al/al/program/bursa-dhe-programe-studimi

 

 

Historiku

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 13 Mars 2015 Ndryshimi i fundit: 21 Maj 2015 Data pubblicazione
Super User Vizita: 11580

HISTORIKU I UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

  Që nga formimi i tij e deri më sot, institucioni i Universitetit Politeknik të Tiranës ka njohur një ndryshim të vazhdueshëm, në harmoni me kërkesat, zhvillimin e shoqërisë dhe kulturës shqiptare. Në këtë ndryshim, ai ka qenë shpesh herë vetë gjeneruesi dhe faktori mbështetës i krijimit të historisë së arsimit të lartë (të atij inxhinierik në veҫanti), i teknologjisë, inovacionit, ekonomisë, kulturës kombëtare dhe jetës publike.

 Traditat e këtij Universiteti fillojnë që në vitin 1951, me ngritjen e Institutit të Lartë Politeknik në Tiranë i cili përmbante disa degë kryesore inxhinierike si Degën e Inxhinierisë Mekanike, Degën e Inxhinierisë Elektrike dhe Degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Stafi i tij akademik përbëhej fillimisht nga pedagogë rusë dhe asistentë shqiptarë, të diplomuar në fakultetet inxhinierike, kryesisht të vendeve të Europës Lindore. Gradualisht, me rritjen e nivelit të kualifikimit dhe të specializimit, u bë e mundur zëvendësimi i plotë i pedagogëve të huaj me pedagogë shqiptarë.

 Në vitin 1957 formohet Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe pjesë e rëndësishme e tij ishte dhe Fakulteti i Inxhinierisë i përbërë nga: Dega Mekanike, Dega Elektrike, Dega e Ndërtimit dhe Dega e Gjeologji-Minierave, në të cilat diplomoheshin inxhinierë të përgjithshëm sipas katër fushave përkatëse inxhinierike.

 Viti 1971 ishte viti i përfundimit të ristrukturimit të parë të degëve, apo ndryshe të programeve të studimit,  në Fakultetin e Inxhinierisë. Në perputhje me kerkesat e industrisë shqiptare të asaj kohe, e cila po merrte një zhvillim relativisht të madh, në të katër degët/programet e studimit u krijuan profile, në një numër të përshtatshëm të kufizuar. Kjo ishte periudha e kualifikimeve të para të stafit akademik jashtë shtetit, nëpërmjet specializimeve afatshkurtër dhe afatgjatë, gjë që dha ndikim të dukshëm në cilësinë e  mësimdhënëse dhe kërkimin shkencor.

 Formimi i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) duke u shkëputur nga Universiteti i Tiranës, në vitin 1991 bëri të mundur krijimin e katër fakulteteve : të Inxhinierisë Mekanike FIM), Inxhinierisë Elektrike (FIE), Inxhinierisë së Ndertimit (FIN) dhe Fakultetit të Gjeologji-Minierave (FGJM), mbi bazën e katër degëve ekzistuese. Në këtë kuadër u ndërtuan programe të rinj studimi dhe u rrit numri i drejtimeve të tyre.

 Në vitin 1994 struktura organizative e fakulteteve të UPT ndryshoi: mbi bazën e katedrave ekzistuese deri në atë kohë, u krijuan departamentet, të cilët u detajuan deri në seksione. Ndryshime të rëndësishme këtë vit u bënë edhe në planet mësimore të shumë programeve të studimit. Në këto programe studimi u vendosën për herë të parë një numër i konsiderueshëm drejtimesh të reja.

 Vitet 90-të dhe gjysma e parë e viteve 2000 ishte periudha e specializimit të gjerë të stafeve akademike dhe ndihmëse të fakulteteve të UPT në vende të ndryshme të Europës Perëndimore, si dhe e mobiliteteve të studentëve.

Gjatë kësaj periudhe UPT i ka kushtuar vëmendje të madhe lidhjes, komunikimit dhe bashkëpunimit si me partnerët brenda vendit ashtu dhe me partnerët homologë jashtë vendit. Fillon një bashkëpunim i frutshëm i UPT, veçanërisht në fushën e mësimdhënies, me universitetete të tilla si Politekniku i Barit (Itali), Politekniku i Torinos (Itali), Instituti Politeknik i Athinës, Universiteti i Sigenit (Gjermani), Bergakademie Freiberg (Gjermani), Universiteti i Metz (Francë), Instituti i Lartë i Materialeve dhe i Konstruksioneve Mekanike (Francë), Universiteti i Dublinit (Irlandë), etj.

 Viti 2005 shënoi ristrukturimin e programeve të studimit të UPT, bazuar në “Deklaratën e Bolonjës”. Këtë vit filloi implementimi i programeve të studimit në dy cikle: në ciklin 3 vjeçar (Bachelor) dhe në ciklin pasues 2 vjeçar (Master, të ndarë në: Master Profesional dhe Master Shkencor). Ndërsa në vitin 2009 filloi implementimi i programeve të studimit të ciklit të tretë 3 vjeçar (Doktorata).

 Viti 2007 e gjen UPT me gjashtë fakultete: përveç katër fakulteteve ekzistues krijohen Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI) dhe Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF). Nga ana tjeter, Ligji “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Nr. 9741, Dt. 21.05.2007, detyroi rishikimin tjetër të strukturës organizative të UPT, pasi në bazë të tij pranë UPT u vendosën dy institute: Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (INEUM) dhe Instituti i Gjeo-Shkencës (INGJSH), të cilët në vitin 2011, u bashkuan duke krijuar “Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

 Në vitin 2013 krijohet fakulteti i shtatë, ai i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), duke u veçuar nga Fakulteti i Ndërtimit.

Aktualisht, Universiteti Politeknik i Tiranës është i vetmi universitet inxhinierik në Shqipëri, me një histori përpjekjesh, pune, arritjesh dhe suksesesh 65 vjeçare në përmbushje të sfidave  prioritare që lidhen me rritjen e nivelit cilësor në të gjitha aktivitetet që dikton realizimi i misionit të tij historik.

Veprimtari

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 15 Korrik 2010 Ndryshimi i fundit: 17 Mars 2014 Data pubblicazione
Super User Vizita: 8394

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më 21 Qershor 2010, Rektori i UPT, Akademik Jorgaq Kaçani dhe Zv. Rektori, Prof. Frederik Premti zhvilluan një takim me Rektorin e Universitetit të Patras, Greqi, Prof. Stavros A. KOUBIAS dhe Zv. Rektorin Prof. Dimitrios V. DOUGENIS. Me këtë rast u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve.

Zv/Rektori për anën mësimore

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 23 Qershor 2016 Data pubblicazione
Super User Vizita: 16270

 Zv/Rektori për Anën Mësimore mbulon veprimtaritë që lidhen me sektorin e kurrikulave dhe me sektorin e proçesit mësimor, me zbatimin e standarteve shtetërore të cilësisë dhe me vlerësimin e brendshëm të cilësisë, për nevojat e institucionit apo në kuadrin e akreditimit, të programeve të studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve universitare.

 

 Zv/Rektori për anën mësimore: Prof.Asoc. Akli Fundo

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion