Projekte

Projekti KHE-STO

Programi: IPA ADRIATIC

Kohëzgjatja: 2013 - 2015

Website: http://khe-sto.info/

Përshkrimi teknik: KHE-STO (Know-How Enhancement for Sustanible Transportation Organization / Përmirësimi i Njohurive për një Organizim të Qëndrueshëm të Transportit) është për rritjen e njohurive mbi transport

 

Lista: Projekte Evropiane dhe Kombëtare - 2008 - 2015 dhe në vazhdim

Në Linjë

Kemi 119 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Historiku

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 13 Mars 2015 Ndryshimi i fundit: 21 Maj 2015 Data pubblicazione
Super User Vizita: 5970

HISTORIKU I UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS

  Që nga formimi i tij e deri më sot, institucioni i Universitetit Politeknik të Tiranës ka njohur një ndryshim të vazhdueshëm, në harmoni me kërkesat, zhvillimin e shoqërisë dhe kulturës shqiptare. Në këtë ndryshim, ai ka qenë shpesh herë vetë gjeneruesi dhe faktori mbështetës i krijimit të historisë së arsimit të lartë (të atij inxhinierik në veҫanti), i teknologjisë, inovacionit, ekonomisë, kulturës kombëtare dhe jetës publike.

 Traditat e këtij Universiteti fillojnë që në vitin 1951, me ngritjen e Institutit të Lartë Politeknik në Tiranë i cili përmbante disa degë kryesore inxhinierike si Degën e Inxhinierisë Mekanike, Degën e Inxhinierisë Elektrike dhe Degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Stafi i tij akademik përbëhej fillimisht nga pedagogë rusë dhe asistentë shqiptarë, të diplomuar në fakultetet inxhinierike, kryesisht të vendeve të Europës Lindore. Gradualisht, me rritjen e nivelit të kualifikimit dhe të specializimit, u bë e mundur zëvendësimi i plotë i pedagogëve të huaj me pedagogë shqiptarë.

 Në vitin 1957 formohet Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe pjesë e rëndësishme e tij ishte dhe Fakulteti i Inxhinierisë i përbërë nga: Dega Mekanike, Dega Elektrike, Dega e Ndërtimit dhe Dega e Gjeologji-Minierave, në të cilat diplomoheshin inxhinierë të përgjithshëm sipas katër fushave përkatëse inxhinierike.

 Viti 1971 ishte viti i përfundimit të ristrukturimit të parë të degëve, apo ndryshe të programeve të studimit,  në Fakultetin e Inxhinierisë. Në perputhje me kerkesat e industrisë shqiptare të asaj kohe, e cila po merrte një zhvillim relativisht të madh, në të katër degët/programet e studimit u krijuan profile, në një numër të përshtatshëm të kufizuar. Kjo ishte periudha e kualifikimeve të para të stafit akademik jashtë shtetit, nëpërmjet specializimeve afatshkurtër dhe afatgjatë, gjë që dha ndikim të dukshëm në cilësinë e  mësimdhënëse dhe kërkimin shkencor.

 Formimi i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) duke u shkëputur nga Universiteti i Tiranës, në vitin 1991 bëri të mundur krijimin e katër fakulteteve : të Inxhinierisë Mekanike FIM), Inxhinierisë Elektrike (FIE), Inxhinierisë së Ndertimit (FIN) dhe Fakultetit të Gjeologji-Minierave (FGJM), mbi bazën e katër degëve ekzistuese. Në këtë kuadër u ndërtuan programe të rinj studimi dhe u rrit numri i drejtimeve të tyre.

 Në vitin 1994 struktura organizative e fakulteteve të UPT ndryshoi: mbi bazën e katedrave ekzistuese deri në atë kohë, u krijuan departamentet, të cilët u detajuan deri në seksione. Ndryshime të rëndësishme këtë vit u bënë edhe në planet mësimore të shumë programeve të studimit. Në këto programe studimi u vendosën për herë të parë një numër i konsiderueshëm drejtimesh të reja.

 Vitet 90-të dhe gjysma e parë e viteve 2000 ishte periudha e specializimit të gjerë të stafeve akademike dhe ndihmëse të fakulteteve të UPT në vende të ndryshme të Europës Perëndimore, si dhe e mobiliteteve të studentëve.

Gjatë kësaj periudhe UPT i ka kushtuar vëmendje të madhe lidhjes, komunikimit dhe bashkëpunimit si me partnerët brenda vendit ashtu dhe me partnerët homologë jashtë vendit. Fillon një bashkëpunim i frutshëm i UPT, veçanërisht në fushën e mësimdhënies, me universitetete të tilla si Politekniku i Barit (Itali), Politekniku i Torinos (Itali), Instituti Politeknik i Athinës, Universiteti i Sigenit (Gjermani), Bergakademie Freiberg (Gjermani), Universiteti i Metz (Francë), Instituti i Lartë i Materialeve dhe i Konstruksioneve Mekanike (Francë), Universiteti i Dublinit (Irlandë), etj.

 Viti 2005 shënoi ristrukturimin e programeve të studimit të UPT, bazuar në “Deklaratën e Bolonjës”. Këtë vit filloi implementimi i programeve të studimit në dy cikle: në ciklin 3 vjeçar (Bachelor) dhe në ciklin pasues 2 vjeçar (Master, të ndarë në: Master Profesional dhe Master Shkencor). Ndërsa në vitin 2009 filloi implementimi i programeve të studimit të ciklit të tretë 3 vjeçar (Doktorata).

 Viti 2007 e gjen UPT me gjashtë fakultete: përveç katër fakulteteve ekzistues krijohen Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI) dhe Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIMIF). Nga ana tjeter, Ligji “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Nr. 9741, Dt. 21.05.2007, detyroi rishikimin tjetër të strukturës organizative të UPT, pasi në bazë të tij pranë UPT u vendosën dy institute: Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (INEUM) dhe Instituti i Gjeo-Shkencës (INGJSH), të cilët në vitin 2011, u bashkuan duke krijuar “Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

 Në vitin 2013 krijohet fakulteti i shtatë, ai i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), duke u veçuar nga Fakulteti i Ndërtimit.

Aktualisht, Universiteti Politeknik i Tiranës është i vetmi universitet inxhinierik në Shqipëri, me një histori përpjekjesh, pune, arritjesh dhe suksesesh 65 vjeçare në përmbushje të sfidave  prioritare që lidhen me rritjen e nivelit cilësor në të gjitha aktivitetet që dikton realizimi i misionit të tij historik.

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion