Projekte

1st International Conference: “Engineering and Entrepreneurship”, Tirana, Albania, 17-18 November 2017.
Dear Colleagues and Partners,
We are pleased to invite you to the 1st International Conference “Engineering and Entrepreneurship” 2017, organized by Mechanical Engineering Faculty, Polytechnic University of Tirana (PUT), which will be held in Albania, on 17-18 November, 2017.

For more information: 1st International Conference PUT, ICEE 2017

ICEE Paper Template

 

Në Linjë

Kemi 179 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Studentët

Lista e testeve të gjuhëve të huaja për vitin akademik 2015-2016

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 10 Nentor 2015 Ndryshimi i fundit: 10 Nentor 2015 Data pubblicazione
Super User Vizita: 11333

Informohuni në lidhjen:

Lista e testeve të gjuhëve të huaja për vitin akademik 2015-2016

1-6 tetor - Kritere, procedura pranimi, regjistrimi, transferimi studimesh 2014-2015

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 02 Tetor 2014 Ndryshimi i fundit: 02 Tetor 2014 Data pubblicazione
Super User Vizita: 15631

Kriteret dhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit të kandidateve që aplikojnë për transferim të studimeve dhe për program të dytë studimi, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2014-2015.

Datat e aplikimit nga 1 - 6 tetor pranë sekretarisë së Rektorit, në Rektoratin e UPT-së.

Informohuni në: Kritere dhe dokumenta

Diplomimi

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 28 Tetor 2011 Ndryshimi i fundit: 27 Qershor 2014 Data pubblicazione
Super User Vizita: 51154

9741, datë 21.5.2007

PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

I NDRYSHUAR ME

LIGJET

Nr.9832, datë 12.11.2007

Nr.10 307, datë 22.7.2010

Neni 88

Studentët e regjistruar në një program studimi, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë studimet e tyre me të njëjtin program studimi për kohëzgjatjen normale të tij. Studentët mbetës do të marrin një diplomë në varësi të afateve të studimeve të tyre dhe kurrikulës.

Studimet pasuniversitare në institucionet e arsimit të lartë do të vazhdojnë deri në përfundimin e studentëve të regjistruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 Neni 89

Diplomat e studimeve universitare, që kanë zgjatur 3 vite (6 semestra), deri në përshtatjen e studimeve sipas sistemit të Bolonjës, janë ekuivalente me diplomat e nivelit të parë.

Diplomat e studimeve universitare, që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (8 semestra), deri në përshtatjen e studimeve sipas sistemit të Bolonjës, janë ekuivalente me diplomat e integruara të nivelit të dytë.

Diplomat e fituara në studimet në kuadër të “Shkollës pasuniversitare të studimeve të thelluara” janë ekuivalente me diplomat “Master i Nivelit të Dytë”.

 Neni 99/2

  1. Diplomat e nivelit të parë (DNP), të lëshuara ose të ekuivalentuara me to, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Bachelor”.
  2. Diplomat e nivelit të dytë (DND) dhe diplomat e integruara të nivelit të dytë (DIND), që kanë grumbulluar në studimet universitare, së paku, 300 kredite, të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave” dhe “Master i arteve të bukura”.
  3. Diplomat e studimeve universitare, që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (tetë semestra), të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave” dhe “Master i arteve të bukura”.
  4. Diplomat “Master i Nivelit të Parë” (MNP), të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master profesional”.

Procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, 2014 - 2015

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 02 Shtator 2014 Ndryshimi i fundit: 22 Tetor 2014 Data pubblicazione
Super User Vizita: 14030

Procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 - 2015.

Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave, ose diplomën / dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me çertifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
  2. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
  3. Dy fotografi;
  4. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale 

Ky dokumentacion duhet të paraqitet në Rektoratin e UPT-së  brenda datës 10.09.2014.

Proçedurat e kualifikimit

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 12 Tetor 2011 Ndryshimi i fundit: 25 Mars 2014 Data pubblicazione
Super User Vizita: 22097

 

Proçedurat e kualifikimit - Profesor i Asocuar, Doktoraturë

VKM 786 17.12.1998

3.7: Miratimi i doktorates dhe perberja e jurise miratohen nga kryetari i komisionit epr kualifikimin shkencor. Juria duhet te eprbehet nga 5 antare me kualifikim te larte, 3 prej te cileve te jashtem.

 

VKM 467 18.7.2007

2.2: Profesori i Asocuar

- 3 vjet pervoje mesimdhenie

- 8 referime te shkurtra ose poster, 5 ne veprimtari nderkombetare me vleresim dhe proceedings

- 5 artikuj orgjinale ose review, 2 si autor i pare, 2 ne reviste te huaj me bord editorial

- 1 monografi ne gjuhe te huaj me ISBN si autor i pare = 6 artikuj

- 1 monografi ne djuhe shqipe me ISBN si autor i pare = 4 artikuj

- titullar i nje lende per te pakten 2 vjet

Procedura:

- brenda 1 muaji nga dorezimi i kerkeses KP i fakultetit vlereson plotesine dosjes dhe ngre Komisionin Vleresues me 7 antare profesor, 4 te jashtem, 2 te shkencave teorike baze.

- Brenda 3 muajve KV vlereson kandidatin dhe ja paraqit KP

- KP zirtarizon rekoamndimin e KV

- diploma nenshkrueht nga dekani dhe rektori

 

VKM 864 5.12.2007

5: Kushtet per dokotorate:

- 3 referime, 1 ne ne veprimtari nderkombetare me vleresim dhe proceedings

- 3 artikuj si autor i pare, 1 ne reviste nderkombetare me bord editorial

- disertacioni dhe permbledhja te miratuar nga udheheqesi

 

VKM 877 18.6.2008

1: … per doktorate:

- paraqit ne KP dosjen e plote me disertacionin dhe permbledhjen te miratuara nga udheheqesi

- pas miratimit KP i percjell autoritetit te njesise kryesore vendimin per vazhdimin e mbrojtjes dhe propozimin per jurine

 

VKM 103 17.2.2010

1: … per doktorate:

- kandidatet qe kane DND dhe kane 3 artikuj ne revista te huaja me faktor impakti mbi 1.0 kane te drejte te kerkojne mbrojtjen e doktirates, te shoqeruar me dy rekomandime nga profesore

- dekani ja kalon ekrkesen KP qe brenda nje muaji shprehet dhe propozon jurine

- juria brenda nje muaji vlereson kandidatin


 

 

REKTORATI

- dosjet para se te disktutohen nga KP duhet te shqyrtohen nga nje relator anetar i KP

Dokumentacioni

- Skeda per doktorature

- Kerkesa per regjistrim ne doktorate dhe vertetimi i regjistrimit

- Kerkesa qe perfshin specialitetin e kerkuar dhe departamentin, shoqeruar me vertetimin e regjistrimit (te pieks 1)

- Diploma e shkolles se larte dhe lista e notave te vertetuara ose noterizuara

- Diploma e studimeve pasunievrsitare

- CV

- Certifikate lindje

- Dy rekomandime

- Botimet e realizuara

- Deshmi kualifikimi (nqs.)

- Propozimi per temen dhe udheheqesin

- Deklarata e pranimit nga udheheqesi

- Deklarata per perballimin e shpenzimeve

- Vendimi i departamentit per regjistrimin ne doktorature

- Vendimi i departamentit per miratimin e udheheqesit dhe miratimi nga dekani

- Programi i pergatitjes te disertacionit i ndare ne vite mesimore i hartuar nga udheheqesi dhe miratuar nga pergjegjesi i departamentit

- Raportet e realizimit te programit ne fund te cdo viti akademik pergatitur nga udheheqesi dhe nenshkruara nga pergjegjesi i departamentit

- Kerkese per dhenie leje mbrojtjeje dhe propozim jurie

- Mendimi i udheheqesit

- Mendimi i departamentit

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion