Prezantimi i UPT

Shtyp
Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 23 Qershor 2015 Ndryshimi i fundit: 12 Dhjetor 2019 Data pubblicazione
Super User Vizita: 19720

Prezantimi i UPT

 Në vitin akademik 1951 u krijua Instituti i Lartë Politeknik (ILP) në vendin tonë. Kjo datë shënon njëkohësisht edhe zanafillën e arsimit të lartë në Shqipëri. Në atë kohë, në strukturën ILP bënin pjesë tre drejtime: Ndërtim, Mekanik dhe Elektrik. Rektori i parë i ILP ka qënë Prof. Zija Këlliçi. Më pas, në Shqipëri u krijuan edhe fakultete te tjera dhe të gjithë së bashku, në vitin 1957, themelu- an Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1991, gjatë sistemit të kaluar, të gjitha fakultetet me formim inxhinierik u rigrupuan duke formuar Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT). Në vitin 2007, si rezultat i reformës që ndërmori qeveria shqiptare për reformimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, ndryshoi struktura përbërëse e Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili aktualisht ka në përbërjen e tij shtatë Fakultete dhe një Institut Kërkimi e Zhvillimi.

 Rektori i parë i UPT ka qënë Prof. Gëzim Karapici. Pasuesit e tij në postin e Rektorit të UPT kanë qënë Prof. Emil Lamani, Prof. Tamara Eftimi, Prof. Përparim Hoxha dhe Akademik Jorgaq Kaçani. Rektori aktual i Universitetit Politeknik është Prof.Dr. Andrea Maliqari. Rektori ka një mandat 4-vjeçar. Ai zgjidhet nga personeli akademik dhe nga studentët si dhe emërohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

 Universiteti Politeknik i Tiranës është institucion publik.