Projekte

1st International Conference: “Engineering and Entrepreneurship”, Tirana, Albania, 17-18 November 2017.
Dear Colleagues and Partners,
We are pleased to invite you to the 1st International Conference “Engineering and Entrepreneurship” 2017, organized by Mechanical Engineering Faculty, Polytechnic University of Tirana (PUT), which will be held in Albania, on 17-18 November, 2017.

For more information: 1st International Conference PUT, ICEE 2017

ICEE Paper Template

 

Në Linjë

Kemi 70 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Politikat e privatësisë

Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 21 Maj 2015 Ndryshimi i fundit: 26 Prill 2017 Data pubblicazione
Super User Vizita: 11582

Rregullore për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në Universitetin Politeknik të Tiranës

POLITIKAT E PRIVATËSISË


SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA
Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen web të Universitetit Politeknik të Tiranës, i nënshtrohen ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrotjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur universiteti mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Personelin akademik, ndihmës akademik, personelin administrativ dhe studentët;
  • Vizitorët në faqen web të universitetit tonë.

Ne, si kontrollues i të dhënave personale, mbajmë të dhëna personale në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në mjedise të sigurta dhe aksesi në to është i kufizuar. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e korrigjimit apo të fshirjes.  Kur kontrolluesi nuk bën korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te Komisioneri.


PERSONELI AKADEMIK, NDIHMËSAKADEMIK, ADMINISTRATIV DHE STUDENTËT


Universiteti Politeknik i Tiranës disponon faqen zyrtare të institucionit, www.upt.al. Me anë të faqes zyrtare, Universiteti Politeknik iTiranës transmeton dhe mbledh informacione.
Të dhënat e mbledhura nga ana jonë, si kontrollues i të dhënave personale, në lidhje me stafin akademik, ndihmësakademik, administrativ si dhe studentët nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit. Konkretisht, për stafin akademik dhe administrativ sistemi mbledh të dhëna personale, që konsistojnë në: të dhënat e identifikimit dhe adresë email-i, ndërsa për studentët sistemi mbledh të dhëna personale, që konsistojnë në: të dhënat e identifikimit, adresë email-i, adresë, numër dokumenti të identifikimit, si dhe numrin e dëftesës së shkollës së mesme, apo të diplomës universitare me të cilën regjistrohen në një program studimi, në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Grumbullimi i këtyre të dhënave bëhet në funksion të veprimtarisë që ky universitet ushtron në përputhje me ligjin nr. 80/2015, date 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe Statutit dhe Rregulloreve të institucionit.

Mbledhja dhe përpunimi i këtyre të dhënave nëpërmjet sistemit dixhital të rrjetit universitar bëhet në kuadër të dixhitalizimit të administrimit të bazës së të dhënave që mbahen nga sekretaritë mësimore. Të dhënat për studentët mblidhen edhe për qëllim të informacioneve statistikore që kërkohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në disa raste për studentët mund të mblidhen edhe të dhëna sensitive, bazuar në Vendimet e Këshillit të Ministrave përkatëse, që dalin për çdo vit akademik në lidhje me kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit, pasi në këto vendime parashikohen edhe përjashtime nga tarifa e shkollimit apo pagimi i saj në masën 50%, për studentët që u përkasin disa kategorive sociale të caktuara si: invalidë, fëmijë që u përkasin komuniteteve rom/ballkano-egjiptian etj. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara për një qëllim të ndryshëm nga ai, për të cilin janë mbledhur këto të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale apo të tjera raste të parashikuara nga ligji.
Dokumentacioni i të dhënave mbahet për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin, për të cilin është grumbulluar.
E drejta për akses ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional. E drejta për akses mund të kufizohet nëse cënon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion