Rreth nesh

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 26 Prill 2017 Vizita: 21466

 Historiku    Misioni dhe Visioni    Rektoret nder vite  

 VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK PËR UPT

 

Në vitin akademik 1951 u krijua Instituti i Lartë Politeknik (ILP) në vendin tonë. Kjo datë shënon njëkohësisht edhe zanafillën e arsimit të lartë në Shqipëri. Në atë kohë, në strukturën ILP bënin pjesë tri drejtime: Ndërtim, Mekanik dhe Elektrik. Rektori i parë i ILP ka qënë Prof. Zija Këlliçi. Më pas, në Shqipëri u krijuan edhe fakultete të tjera dhe të gjithë së bashku, në vitin 1957, themeluan Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Në vitin 1991, gjatë sistemit të kaluar, të gjitha fakultetet me formim inxhinierik u rigrupuan duke formuar Universitetin Politeknik – Tiranë (UPT).
 Në vitin 2007, si rezultat i reformës që ndërmori qeveria shqiptare për reformimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, ndryshoi struktura përbërëse e Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili aktualisht ka në përbërjen e tij shtatë Fakultete dhe një Institut Kërkimi e Zhvillimi, si më poshtë:

1. Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (FGJM)
2. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike (FIE)
3. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM)
4. Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike (FIM&IF)
5. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN)
6. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU)
7. Fakulteti i Teknologjsië së Informacionit (FTI)

1. Instituti i Gjeoshkencave dhe Energjisë , Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM)

Rektori i parë i UPT ka qënë Prof. Gëzim Karapici. Pasuesit e tij në postin e Rektorit të UPT kanë qënë Prof. Emil Lamani, Prof. Tamara Eftimi, Prof. Përparim Hoxha, Akademik. Jorgaq Kaçani. Rektori aktual i Universitetit Politeknik është Prof.Dr Andrea Maliqari. Rektori ka nje mandat kater-vjeçar. Ai zgjidhet nga personeli akademik, nga personeli joakademik dhe nga studentet si dhe emërohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Universiteti Politeknik - Tiranë është institucion publik.