Procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, 2014 - 2015

Shtyp
Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 02 Shtator 2014 Ndryshimi i fundit: 22 Tetor 2014 Data pubblicazione
Super User Vizita: 13256

Procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 - 2015.

Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave, ose diplomën / dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me çertifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
  2. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
  3. Dy fotografi;
  4. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale 

Ky dokumentacion duhet të paraqitet në Rektoratin e UPT-së  brenda datës 10.09.2014.