Të drejta dhe detyrat - Tarifat
Krijuar: 07 Tetor 2011
Ndryshimi i fundit: 07 Dhjetor 2018
Vizita: 31939
Faqja 2 nga 2
Tarifat
Tarifat e studimeve përfshijnë tarifën e regjistrimit dhe tarifën e shkollimit.
Studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin akademik pasardhës.
Studenti është i detyruar:
- Të njohë me hollësi rregullat e shkollës, e detyrimet e tij dhe të jetë i vetëdijshëm për zbatimin e tyre; në të kundërt, shkolla nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre.
- Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti i Universitetit Politeknik, nga kjo Rregullore dhe nga çdo akt tjetër ligjor e nënligjor për Arsimin e Lartë.
- Të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe programet e lëndëve.
- Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të shkollës nga ana e tij; dëmi material që ai mund të ketë bëre, zhdëmtohet sipas ligjeve në fuqi.
- Të respektojë etikën e paraqitjes së jashtme në përputhje me karakterin akademik të Universitetit.
- Të ruajë e të respektojë etikën e sjelljes me stafin akademik, stafin joakademik, stafin e shërbimit, me studentët e tjerë, në mjediset e Universitetit, në orët e mësimit, në praktikat mësimore dhe në çdo aktivitet tjetër të organizuar nga Universiteti.
- Të ruajë e të respektojë paprekshmërinë e orës së mësimit dhe të pedagogut në mësim.
Shkelja e rregullave
- Shkelje e rregullave të shkollës konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nga ana e studentit që cënojnë personalitetin e mësimdhënësit dhe të çdo punonjësi tjetër të shkollës, normat etiko-morale të shoqërisë si kopjimi në provime, falsifikimi i dokumentave të ndryshme, mosrespektimi i rregullave të citimit që sanksionojnë pronësinë intelektuale, aktet e vjedhjes së të drejtës së autorit, aktet e rrugaçërisë, të vjedhjes etj., kur këto veprime nuk bartin elemente të veprës penale.
- Ndaj studentit që kryen këto veprime, merren këto masa disiplinore:
- vërejtje me shkrim;
- përjashtim nga Universiteti për një vit;
- përjashtim nga Universiteti ,
Vendimin për masat disiplinore dhe përjashtimin e studentit e merr Rektorati me propozim të dekanit të fakultetit.
VKM Nr. 288, datë 21.5.2018
VENDIM Nr. 20, datë 15.11.2018 "Për miratimin e tarifave të rregjistrimit për vitin akademik 2018-2019 për programet e studimit në Universitetin Politeknik të Tiranës"
Tarifat e shkollimit per vitin akademik 2018-2019