Bursa

Shtyp
Ndryshimi i fundit: 17 Prill 2014 Vizita: 3324

Bursa per stazh profesional

Agjencia Universitare e Frankofonisë ju vë në dijeni se ka filluar aplikimi për bursa stazhi profesional. Mund të aplikojnë të gjithë studentët e regjistruar në vitin e parafundit të 3-vjecarit ose të Masterit si dhe studentët e sistemit të vjetër të cilët duhet të jenë të paktën në vitin e 3 të studimeve në momentin e kryerjes së stazhit. Agjencia Universitare e Frankofonisë dhe struktura pritëse duhet të nënshkruajnë domosdoshmërisht një kontratë të paktën një muaj para fillimit të stazhit.

Kandidati duhet:

- të jetë frankofon dhe student në një universitet anëtar të AUF;

- të marrë pjesë për herë të parë në këtë program;

- të paraqesë një dosje të plotë dhe Brenda afateve të caktuara;

- të deklarojë me përgjegjësi marrjen përipër të shpenzimeve financiare përvec atyre që mbulon AUF;

- të zgjedhë një strukturë pritëse jashtë vendit të tij dhe të marrë pëlqimin e saj;

- të justifikojë ndjekjen e këtij stazhi në lidhje me formimin dhe perspektivat e karrierës së tij.

Instucioni i origjinës së kandidatiti duhet:

- të përcjellë pranë BECO ( Zyra e Evropës Qendrore dhe Lindore) listat e studentëve kandidatë;

- të propozojë një klasifikim në varësi të prioriteteve të tij;

- të integrojë stazhin në studimet e kandidatit, duke marrë parasysh rezultatet e tij në caktimin e diplomës.

Struktura pritëse e kandidatit duhet:

- të justifikojë kapacitetin për të organizuar stazhin e dhënë;

- të nënshkruajë një kontratë stazhi me AUF përsa i përket mobilitetit të studentit.

Kandidatët duhet të regjistrohen në disiplinat e mëposhtme:

- Arkitekturë

- Kimi

- Mjedis

- Inxhinieri

- Gjeologji

- Hidro

- Matematikë

- Fizikë

- Telekomunikacion

Dosja duhet dorëzuar në Zyrën e Evropës Qendrore dhe Lindore të AUF ose në filialet në rajon.

Aplikimi ka filluar në 14 Shkurt 2011 dhe mbyllet në 5 prill 2011. Në fillim të majit publikohen rezultatet. Kohëzgjatja e stazhit varion nga 1 deri në 3 muaj, ajo nuk mund të copëzohet, zgjatet dhe as të ndërpritet.

Për informacione të mëtejshme mund të vizitoni:

http://www.auf.org/regions/europe-centrale-orientale/appels-d-offres/bourses-de-stage-professionnel-appel-regional-a-candidatures-2011.html