UPT, FIM - 2 vende pune

Shtyp
Krijuar: 14 Nentor 2011 Ndryshimi i fundit: 16 Prill 2014 Vizita: 4264

Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, shpall konkurs për2 (dy) vende pune për personel akademik si më poshtë:

1.Departamenti i Testilit dhe Modës shpall konkurs për 1(një) vend pune për personel akademik.

Kandidatet për këto vende pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

1. Të ketë diplomë në Inxhinieri Tekstili.

2. Të ketë formim të thelluar në fushën e teknologjisë dhe materialeve tekstile.

3. Të ketë eksperience në mësimdhenie mundesisht në fushën e lartpermendur jo me pak se 5 vjet.

4. Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare 8 e lart.

5. Preferohen kandidatë që kanë përfunduar ose vazhdojne shkollen pasuniversitare me rezultate të larta.

 

2.Departamenti i Prodhim-Menaxhimit shpall konkurs per 1(nje) vend pune per personel akademik.

-Teknologjia e pergjithshme e materialeve

Kandidatet për këto vende pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

1. Te kete diplomen Master Shkencor ne Inxhinierine e Materialeve ose Inxhinierine Mekanike ose diplomat e mesiperme (sistemi i vjeter).

2. Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare 8 e lart.

3. Preferohen kandidatet qe kane perfunduar studimet jashte shtetit ose kane kryer kurse specializimi.

4. Te zoteroje gjuhen angleze.

5. Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punoje ne grup.

 

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 25.11.2011 pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës këto dokumenta:

1. Kërkesë me shkrim për aplikim;

2. Curriculum Vitae;

3. Diplomën e studimeve universitare dhe listën e notave të noterizuar. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave nga MASH);

4. Kopje e Diplomës Master i Nivelit te Dyte ose “DOKTOR” të noterizuar, në rast se ka. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë berë njohjen e diplomave nga MASH);

5. Fotokopje të pasaportës ose kartës së indentitetit;

6. Kopje të librezës së punës të noterizuar;

7. Certifikate kualifikimi dhe trainimesh te ndryshme (ne rast se ka);

8. Deshmi e gjuhes e noterizuar;

9. Raport mjekësor për aftësi në punë;

10. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi.