Bursa të doktoraturës dhe postdoktoraturës - Rumani 2011-2012

Shtyp
Krijuar: 20 Korrik 2011 Ndryshimi i fundit: 17 Prill 2014 Vizita: 1269

 Thirrje për kandidime për programin e bursave të doktoraturës dhe postdoktoraturës “Eugen Ionescu”, 2011 – 2012.

Ambasada e Rumanisë në Tiranë njofton se Rumania ka lançuar thirrjen për kandidime për programin e bursave të doktoraturës dhe posdoktoraturës “Eugen Ionescu”, për vitin akademik 2011 – 2012. Programi u adresohet studentëve në doktoraturë dhe kërkuesve. Kohëzgjatja e një burse shkon nga 3 në 6 muaj, duke filluar nga data 1 Shkurt 2012, në varësi të zgjatjes së projektit kërkimor. Data e fundit për dorëzimin e dosjeve të kandidatëve është 28 Tetor 2011.

Procedura e dorëzimit të kandidaturave është si më poshtë vijon: 

  1. Secili kandidat duhet të marrë kontakt me një nga 22 universitetet rumune dhe pasi të jetë pranuar nga njëri prej tyre, duhet të dorëzojë dosjen personale në zyrën rajonale të AUF (Agence Universitaire de la Francophonie) së cilës i përket universiteti ku ka aplikuar.
  2. Të gjitha dosjet e dorëzuara dërgohen nga ana e zyrave rajonale të AUF në Zyrën Rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore të AUF, me seli në Bukuresht.
  3. Pastaj procedohet me përzgjedhjen e dosjeve në bazë të kritereve shkencore, nga ana e një komisioni Rajonal Ekspertësh.
  4. Bëhet përzgjedhja finale e dosjeve, nga ana e një komisioni mikst.
  5. Publikohet rezultati i procedurës dhe emri i bursierëve të përzgjedhur.

Bashkëlidhur ju do të gjeni fushat në të cilat mund të aplikoni.

Për më shumë informacione në lidhje me dokumentacionin përkatës, universitetet si edhe procedurat e aplikimit, mund të konsultoni sitin www.auf.org ose paraqituni pranë Degës së Marrëdhënieve me Jashtë - UPT.