Njoftim

Shtyp
Krijuar: 03 Maj 2011 Ndryshimi i fundit: 03 Maj 2011 Vizita: 1794

Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, shpall konkurs per 3(tre) vende pune per personel akademik si më poshtë:

1.Departamenti i Mekanikës shpall konkurs per 1(një) vend pune për personel akademik.

-Per sektorin e transportit

Kandidatet për këto vende pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

1. Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Profili Transport (sistemi 5-vjeçar) ose master shkencor ne Inxhinieri Mekanike.

2. Të ketë përfunduar studimet universitare me mesatare mbi 8.5.

3. Të njohë mire gjuhën Angleze (e mbrojtur me dëshmi).

4. Kandidati preferoht te jete nen moshen 35 vjeç.

2.Departamenti i Prodhim-Menaxhimit shpall konkurs per 2 (dy) vende pune per personel akademik.

-Per sektorin e materialeve

1. Te kete mbaruar degen Materiale ose te Metalurgjise (sistemi i vjeter).

2. Te kete njohuri te mira si dhe kualifikime ne fushen e kimise dhe te procedurave kimike.

3. Te kete njohuri per mjedisin dhe efektet mjedisore te shkaktuara nga teknologjite e ndryshme te prodhimit te materialeve.

4. Te kete njohuri dhe kualifikime pasuniversitare ne fushem e shkences se materialeve ne pergjithesi dhe ne ato qeramike ne vecanti.

5. Te kete njohuri dhe aftesi komunikuese ne gjuhen angleze.

6. Te kete aftesi te mira ne komunikim, aftesi mesimdhenie dhe shoqerore.

-Per sektorin e Teknologjise

1. Te jete diplomuar ne Inxhinieri Mekanike, mundesisht ne fushen e Inxhinierise Mekanike.

2. Te kete mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8.00.

3. Te kete eksperience pune nga 3-5 vjet ne fushat e Teknologjise mekanike ose te peraferta me te.

4. Te kete njohuri te mira ne gjuhen angleze.

5. Te kete aftesi komunikuese me koleget dhe studentet.

6. Te kete aftesi per te marre persiper pune te pavarura si dhe per te drejtuar projekte.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 20.05.2011 pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Diplomën e studimeve universitare dhe listën e notave të noterizuar. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave nga MASH);
  4. Kopje e Diplomës Master i Nivelit te Dyte ose “DOKTOR” të noterizuar, në rast se ka. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë berë njohjen e diplomave nga MASH);
  5. Fotokopje të pasaportës ose kartës së indentitetit;
  6. Kopje të librezës së punës të noterizuar;
  7. Certifikate kualifikimi dhe trainimesh te ndryshme (ne rast se ka);
  8. Deshmi e gjuhes e noterizuar;
  9. Raport mjekësor për aftësi në punë;
  10. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi.