Njoftim

Shtyp
Krijuar: 23 Maj 2011 Ndryshimi i fundit: 23 Maj 2011 Vizita: 1693

Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, shpall konkurs per 2(dy) vende pune per personel akademik si më poshtë:

Departamenti i Prodhim-Menaxhimit shpall konkurs per 2 (dy) vende pune per personel akademik.

Kandidatet për këto vende pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

1. Te kene mbaruar Fakultetin e Ekonomise, kane perparesi kandidatet qe kane mbaruar studimet ne Universitetin e Tiranes.

2. Te kene perfunduar studimet universitare me mesatare mbi 8.5

3. Te njohin shume mire gjuhen angleze, te mbrojtur prane fakultetit te gjuheve te huaja ose deshmi TOEFL.

4. Te kene eksperience pune mbi 3 vjet.

5. Kane perparesi kandidatet qe kane perfunduar ose ndjekin ciklin e trete te studimeve universitare.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 10.06.2011 pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Diplomën e studimeve universitare dhe listën e notave të noterizuar. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave nga MASH);
  4. Kopje e Diplomës Master i Nivelit te Dyte ose “DOKTOR” të noterizuar, në rast se ka. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë berë njohjen e diplomave nga MASH);
  5. Fotokopje të pasaportës ose kartës së indentitetit;
  6. Kopje të librezës së punës të noterizuar;
  7. Certifikate kualifikimi dhe trainimesh te ndryshme (ne rast se ka);
  8. Deshmi e gjuhes e noterizuar;
  9. Raport mjekësor për aftësi në punë;
  10. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi.