Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina

Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".






![]() |
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Projekti do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës me ofertën, bazuar në databazën e të diplomuarve nëpërmjet: mbledhjes së të dhënave për performancën e diplomuar; lehtësimin e bashkëpunimit midis IAL-ve dhe biznesit; lehtësimi i vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës. Informacioni aktual në Shqipëri në fakt është mjaft i shpërndarë për një monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv mbi sistemin e trajnimit, tregun e punës dhe lidhjen midis tyre, dhe për të parashikuar kërkesat e aftësive të nevojave të tregut të punës. Projekti do të mbështesë kështu universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës së integruar të kërkesës bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve (në modelin e zhvilluar në Itali) përmes:Kemi 112 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në Anhalt University of Applied Scienties, Gjermani.
Informacionin në lidhje me mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 19 dhjetor 2023.
Projekti Master Erasmus Mundus – Bioref është një program master 2-vjeçar, që jepet bashkërisht nga Université de Lille - Francë, Cracow University of Technology (AGH) – Poloni, University of Bari Aldo Moro – Itali dhe University of Technology of Troyes (UTT) - Francë.
Projekti Bioref akordon bursa të plota për studentë nga Shqipëria. Bursa mbulon shpenzimet e udhëtimit, kostot e akomodimit dhe një pagë mujore të jetesës për kohëzgjatjen e programit master.
Studentët e interesuar mund të ndjekin një diplomë masteri, tërësisht në anglisht, në katër universitete të vendeve të BE – së.
Për informacion të plotë mbi projektin Bioref, dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni te link- et më poshtë.
Bioref European Master - https://master-bioref.eu/
Facebook: https://www.facebook.com/biorefmaster
LinkedIn: https://fr.linkedin.com/company/biorefmaster
Online information session November 29, 2023: https://framaforms.org/bioref-european-master-online-information-session-1669906724
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i Tekstilit dhe Modës, në Fachhochschule Bielefeld University of Applied Sciences, Gjermani.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe kriteret e përzgjedhjes e gjeni këtu.
Afati i aplikimit është 24 Nëntor 2023.
Universiteti Hosei, Japoni, në përgjigje të thirrjes së qeverisë japoneze për sponsorizim ndërkombëtar të studentëve, për vitin 2024, ka hapur thirrjen për studentë të universiteteve partnere me të cilat ka shkëmbim ndërkombëtar, si kandidatë për programin e bursave.
Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Hosei University, nga Hosei University hapet thirrja për një student të UPT – së, që ka jo vetëm rekord të shkëlqyer akademik, por edhe aftësi në gjuhën japoneze dhe/ose angleze, si dhe dëshirë për të ndjekur kërkime akademike në Japoni.
Udhëzimet për programin e bursës:
1. Kandidati duhet të ketë kombësi të vendeve të listuara në "Vendet prioritare", ku përfshihet edhe kombësia shqiptare.
2. Kandidati (me përjashtim të kandidatëve për programet e diplomës me bazë në anglisht) duhet:
- të ketë nivel N2 ose më të lartë të JLPT (Testi i gjuhës japoneze), ose
- të ketë përfunduar në gjuhën japoneze kurrikulën e tij arsimore që plotëson kërkesat e pranimit të shkollave pasuniversitare ku dëshiron të regjistrohet.
Kandidati për programet e diplomës me bazë në anglisht (IIST) duhet:
- të kenë nivel B2 ose më të lartë të CEFR (Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhët), ose
- të ketë përfunduar në gjuhën angleze kurrikulën arsimore që plotëson kërkesat e pranimit në shkollat pasuniversitare ku dëshiron të regjistrohet.
3. Një student nuk mund të rekomandohet në shumë universitete si student i MEXT 2024.
4. Ky është një program i ndryshëm nga "Shkëmbimi i studentëve" i Universitetit Hosei.
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Listë notash e studimeve, deri në momentin e aplikimit;
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze, ose japoneze);
- Çertifikatë e gjuhës së huaj (anglisht, ose japonisht).
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen te Drejtoria e Komunikimit dhe Koordinimit, brenda datës 15 dhjetor 2023.
Për informacion më të plotë mbi thirrjen, ju lutemi referojuni dokumentave bashkëlidhur.