Më datë 22.09.2020 u lidh marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS dhe AUTORITETIT SHTETËROR PËR INFORMACIONIN GJEOHAPËSINOR (ASIG).
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është të rregullojë dhe të institucionalizojë marrëdhënien e bashkëpunimit midis palëve, për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, të fushës së gjeoinformacionit, përdorimin e mundësive që krijon teknologjia në rritjen dhe përmirësimin e shërbimeve për publikun.
Fushat e bashkëpunimit do të fokusohen në:
· Shkëmbimin e informacionit gjeohapësinor si dhe të burimeve njerëzore, me qëllim përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe përgatitjes praktike për tregun e punës.
· Programet për praktika profesionale dhe procesin mësimor të studentëve të Departamentit të Gjeodezisë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN).
· Pranimin e studentëve praktikantë që plotësojnë kërkesat dhe mundësitë e krijuara nga ASIG.
· Pjesëmarrjen e ndërsjellët në aktivitete të ndryshme të organizuara nga palët.
· Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta sidomos në fushën e trajnimeve.
· Angazhimin e specialisteve më me përvojë të ASIG në procesin mësimor, në funksion të nevojave të Departamentit të Gjeodezisë - FIN
Kjo marrëveshje lidhet me një afat 5-vjeçar.