Njoftim - Hapet thirrja për programin e Praktikave të Biznesit Gjerman

Shtyp
Krijuar: 20 Tetor 2020 Data pubblicazione Vizita: 447

Hapet thirrja për programin e Praktikave të Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor.

Programi është një mundësi e jashtëzakonshme për të fituar dhe zhvilluar njohuritë praktike profesionale.

Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman ndihmon studentët dhe të diplomuarit e rinj që të fitojnë përvojën e parë të punës në kompanitë lider në Gjermani.

Gjatë 17 viteve të fundit, janë mbështetur më shumë se 800 studentë dhe të sapodiplomuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë rrugë. Studentët kalojnë tre deri në gjashtë muaj në Gjermani dhe kanë mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhe t’i implementojnë ato në praktikë. Pjesëmarrësit në këtë program janë gjithashtu pjesë e një rrjeti rajonal të alumnë-ve, ku ata trajnohen vazhdimisht sipas nevojave të tregjeve lokale të punës.

Gjenerata e ardhshme e kandidatëve që do të fitojnë bursën, do e fillojë praktikën më 1 Korrik 2021. Thirrja për aplikime vazhdon të jetë e hapur nga 1 Tetori 2020 deri më 16 Nëntor 2020. Të interesuarit mund të informohen për benefitet që ka ky program dhe për procedurën e aplikimit në faqen e internetit: www.stipendienprogramm.org

Këtu keni datat e mëposhtme për dy takime informuese virtuale:

https://zoom.us/j/96827933693?pwd=NUxsdW1mSXFEVzFRN3F5R2J5ZzJ3UT09

Meeting ID: 968 2793 3693

Passcode: 341092

https://zoom.us/j/97586143837?pwd=b2VBTEhmTHcyQlpRcjFkemZBell4QT09

Meeting ID: 975 8614 3837

Passcode: 746470

Për më shumë informacion dhe për procedurën e aplikimit klikoni këtu.