Njoftim-Çmimi i guvernatorit për diplomën më të mirë për vitin 2021

Shtyp
Krijuar: 10 Qershor 2021 Data pubblicazione Vizita: 182

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Bankës së Shqipërisë, publikohet ftesa e Bankës së Shqipërisë  për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2021”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2020 – tetor 2021, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore.

Çmimet:

Banka e Shqipërisë e jep këtë Çmim sipas ndarjes së mëposhtme:
1. Çmimi i parë 250.000 lekë
2. Çmimi i dytë 200.000 lekë
3. Çmimi i tretë 150.000 lekë
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2021.
Për rregullat e pranimit, ju lutemi klikoni linkun:Rregullat e Pranimit