Njoftim - Hapet thirrja për mundësi punësimi për studentët e sapodiplomuar ose Alumni në kompaninë Quipu

Shtyp
Krijuar: 12 Korrik 2021 Data pubblicazione Vizita: 367

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ProCredit Bank hapet thirrja për mundësi punësimi në kompaninë Quipu, një kompani ndërkombëtare me seli në Frankfurt, Gjermani.

Quipu është një kompani konsulence IT dhe zhvillimi softwaresh, e cila vepron në fushën bankare, pagesave elektronike. Eshtë një kompani e cila varet 100% nga ProCredit Holding, pjesë e së cilës është edhe banka ProCredit Shqipëri.

Për më tepër detaje mbi mënyrën dhe afatet e aplikimit klikoni këtu.