Njoftim – Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Platformës Akademia Sh.P.K, Prishtinë

Shtyp
Krijuar: 19 Korrik 2021 Data pubblicazione Vizita: 343

Në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, më datë 19 korrik 2021, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi midis Univeristetit Politeknik të Tiranës dhe Platformës Akademia Sh.P.K, Prishtinë.

Memorandumi, për Universitetin Politeknik të Tiranës u nënshkrua nga Rektori, Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe për Platforma Akademia Sh.P.K/Crossplg L.L.C u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv, Besart Kunushevci.

Qëllimi i Memorandumit të Bashkëpunimit është të përcaktojë bashkëpunimin midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Platformës Akademia Sh.P.K, Prishtinë, në fushën e kontrollit antiplagjiaturë, për kandidatët e doktoraturës të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Platforma Akademia Sh.P.K, përmes nën kompanisë së saj Crossplg L.L.C, do të mundësojë, procesin e ndërveprimit, komunikimit dhe kontrollit të dokumentave për Universitetin Politeknik të Tiranës të kandidatëve në nivelin e studimeve “Doktoraturë”.