Njoftim – Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi nga Universiteti Politeknik i Tiranës me Universitetin Poitiers (L’universite de Poitiers) dhe Universitetin e Savojës (Université Savoie Mont Blanc), Francë.

Shtyp
Krijuar: 14 Tetor 2021 Data pubblicazione Vizita: 185

 Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me L’universite de Poitiers dhe Université Savoie Mont Blanc, Francë.

Marrëveshja e bashkëpunimit me L’universite de Poitiers synon zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e edukimit dhe të kërkimit dhe konkretisht: Shkëmbimin e studentëve dhe personelit në programe me interes të përbashkët; Bashkëpunimin në fusha të mësimdhënies, kërkimit dhe zhvillimit, si dhe ekspertizës; Shkëmbimin e literaturës universitare; Aktivitete kulturore dhe intelektuale me përfitim për studentët dhe personelin e të dyja institucioneve.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Université Savoie Mont Blanc synon: Bashkëpunimin për kërkimin origjinal dhe të aplikuar me interes të ndërsjellë; Përmirësimin e programeve mësimore dhe organizimin e procesit mësimor; Shkëmbimin e përvojës në kërkimin shkencor dhe trajnimin e specialistëve; Shkëmbimin e programeve dhe kurrikulave të studimeve.