Sektori i Financës

Shtyp
Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 21 Maj 2015 Ndryshimi i fundit: 29 Janar 2021 Data pubblicazione
Super User Vizita: 27545

SEKTORI I FINANCES

Përgjegjës Sektori: Valbona Dhaskali

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialist: Rudina Zela

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Magazinier: Margarita Ferhati

 

Përgjegjësi i Sektorit të Financës ka për detyrë:

-Të plotësojë formularët e projekt buxhetit afatmesëm për Rektoratin
-Të plotësojë formularët e buxhetit vjetor për Rektoratin
-Të plotësojë dokumentacionin ligjor për të gjitha pagesat e Rektoratit ( paga sigurime shoqërore, shpenzime operative, investime, valuta, donacione, projektet etj,) dhe të   ndjekë ecurinë e pagesës në të gjitha hallkat e kalimit të saj.
-Të evidentojë dhe të kontrollojë shpenzimet buxhetore sipas planeve vjetore dhe të informojë periodikisht për realizimin e zërave të buxhetit.
-Të kryejë kontrollin periodik të arkës jo më pak se një herë në muaj.
-Të përpunojë dokumetacionin dhe të bëjë hedhjen sistematikisht në kontabilitet të veprimeve të thesarit, bankës, arkës, borderove e detyrimeve për të tretët.
-Të nxjerrë bilancin vjetor kontabël për aktivitetin financiar të rektoratit dhe të bëjë rakordimet për mjetet kryesore, inventaret dhe magazinat në përputhje me legjislacionin     në fuqi dhe standartet ndërkombëtare.

Specialisti i Sektorit të Financës ka për detyrë:

-Të mbajë librat e inventarit dhe të magazinës për rektoratin si dhe të nxjerrë gjendjen e çdo artikulli në sasi dhe në vlerë pas çdo veprimi hyrje-dalje.
-Të kontrollojë dokumentacionin dhe të bëjë hedhjen sistematikisht në kontabilitet të veprimeve të hyrje daljeve të magazinas për gjendjen e magazinës.
-Të bëjë rakordimet me komisionin e inventarizimit fizik të mjeteve kryesore për rektoratin, duke kontrolluar gjendjen kontabël me librat e inventarit.
-Të përpilojë pasqyrën përmbledhëse me vleftën e pasurisë në fund të vitit për rektoratin.
-Të përpilojë mandat pagesat dhe mandat arkëtimet për cdo veprim të kryer nëpërmjet arkës dhe të bëjë azhornimin e tyre në librin e arkës.
-Të kontrollojë lëvizjen ditore të arkës dhe të raportojë për tërheqjet apo derdhjet e tyre në bankë.
-Të bëjë tërheqjen në valutë dhe në lekë nga banka dhe të bëjë shpërndarjen e tyre sipas destinacionit të shpenzimit.
-Të kryejë detyra të vecanta që i ngarkohen nga eproret.