Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), në bashkëpunim me organizatën GO2 Albania, programin B4Students, si dhe me mbështetjen e Tirana East Gate (TEG), organizojnë konkursin ndërkombëtar të arkitekturës me studentët, "Riciklo – Kreativ 2023", me temën e riciklimit të mbetjeve urbane dhe mjedisore. https://fau.edu.al/konkursi-nderkombetar-i-arkitektures.../
Konkursi synon të përfshijë studentë të programeve të Arkitekturës, Urbanistikës dhe Interior Design, pjesë e Institucioneve të Arsimit të Lartë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Studentët janë të ftuar të projektojnë në këtë konkurs një ndriçues për ambiente publike urbane apo dhe të interierit, të përbërë ekskluzivisht nga një material i ripërdorshëm.
Konkursi krijues do të shpallë fitues të çmimeve për 3 vendet e para.
Regjistrimi nga studentët kryhet në: https://docs.google.com/.../1FAIpQLSfLdYLbGmwYv7.../viewform
Afati i fundit për regjistrim është data 31 korrik 2023.
Më poshtë gjeni informacionin e plote mbi rregulloren e konkursit: