Konkursi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, për vitin akademik 2023-2024 do të zhvillohet në datën 23 Gusht 2023 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
• Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
• Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Kujdes:
Të drejtën për të zhvilluar konkursin e pranimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë kryer paraprakisht regjistrimin për të marrë pjesë në testin e pranimit.
Regjistrimet për të marrë pjesë në testin e pranimit do të kryhen në periudhën: 7-11 Gusht, ora 08:00 – 16:00, pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t në godinën e FTI / FAU, UPT.
Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.
Në direktorinë, informacion mbi testin e pranimit, viti akademik 2023-2024 https://fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit.../ do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim. Njoftimet do të vendosen në web dhe rrjetet sociale.
Në lidhje me testin e pranimit në FAU të viteve te kaluara mund të gjeni informacion të detajuar në link: https://fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit/
Suksese!
FAU