Instituti i Gjeoshkencave
Krijuar: 23 Tetor 2009
Ndryshimi i fundit: 24 Janar 2023
Vizita: 38277
INSTITUTI I GJEOSHKENCAVE
http://www.geo.edu.al/
Drejtori: Prof.Asc. Ylber Muceku Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Instituti i Gjeoshkencave ka për mision:
- Kërkimin shkencor, bazë dhe të aplikuar;
- Formimin universitar, të thelluar, të studentëve dhe shkencëtarëve;
- Shërbimet për të tretë, në fushën e sizmologjisë, dhe transferimin e njohurive të teknologjisë, në fushat e sizmologjisë, pasurive natyrore, të gjeoriskut, gjeoinxhinierisë dhe gjeoinformacionit.
- Shërbime për të tretë, si dhe transferimin e njohurive dhe teknologjisë, në fushat e energjisë, ujit, mjedisit dhe klimës
Detyrat kryesore të IGJEO janë:
- Vlerësimi i potencialeve natyrore energjetike dhe, vecanerisht, i formave të energjisë së rinovueshme;
- Vlerësimi i aftësive transformuese të energjisë, impaktet mjedisore dhe hartimi i programeve kombëtare të shkarkimit të gazrave (Protokolli i Kioto-s).
- Studimi i ndryshimeve, klimatike dhe ujore, si dhe i impakteve të tyre ekonomiko-shoqërore;
- Parashikimi i dukurive e i proceseve atmosferike, te motit dhe klimës, si dhe i dukurive të jashtëzakonshme atmosferike;
- Studimi i gjendjes së mjedisit dhe i prirjeve të ndotjes së tij;
- Studimi i pasurive të ujërave për veprat hidroenergjetike, hidroteknike dhe portuale, me risqe të mëdha dhe impakt mjedisor;
- Formimi universitar, kryesisht në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, dhe kualifikimi shkencor i shkencëtarëve të rinj.
Departamentet:
- Departamenti i Gjeoresurseve dhe Gjeoambientit;
- Departamenti i Gjeofizikës Rajonale dhe Inxhinierike;
- Departamenti i Sizmologjisë;
- Departamenti i Ekonomisë Ujore dhe Energjive të Rinovueshme;
- Departamenti i Klimës dhe Mjedisit.