Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave
Krijuar: 23 Tetor 2009
Ndryshimi i fundit: 28 Shtator 2021
Vizita: 79826
FAKULTETI I GJEOLOGJISE DHE I MINIERAVE
https://fgjm.edu.al/
Dekani: Prof.Vasil Jorgji Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Zv/Dekan:Prof.Irakli Prifti Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Zv/Dekan:Dr.Altin Karriqi Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Historik i shkurtër i FGJM
Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, është shkolla e parë e larte në Shqipëri për përgatitjen e specialisteve për të gjitha degët e shkencave të industrisë minerare. Drejtimet e përgatitjeve të specialisteve në këto shkenca kanë pasur si qëllim zhvillimin e gjeologjisë në të gjithë drejtimet e saj; specialisteve të minierave për hapjen, përgatitjen dhe shfrytëzimin e vendburimeve të mineraleve të dobishëm dhe drejtimin e shpimit dhe prodhimit të vendburimeve të naftës dhe të gazit.
Përgatitja për herë të parë e këtyre drejtimeve të reja shkencore në vendin tonë, kërkonte edhe zhvillimin brenda shkollës të disa specialiteteve të ngushta e të veçanta, të cilat u rritën dhe u zhvilluan me shpejtësi krahas zhvillimit dhe rritjes së Fakultetit. Fakulteti filloi të përgatitë kuadro që i përgjigjeshin kërkesave të zhvillimit të industrisë minerare. Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave u formua dhe u zhvillua në kuadrin e Institutit të Lartë Politeknik të Tiranës dhe Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës. Mbi këtë bazë, drejtimi i përgatitjes së studenteve ka qënë dhënia e titullit "Inxhinier" për të gjitha specialitetet që përgatiteshin. Kjo lidhet me formimin e thellë inxhinierik të planeve e të programeve mësimore. Ky drejtim vazhdon të jetë edhe sot.
Departamentet
- Departamenti i Shkencave të Tokës
- Departamenti i Gjeologjisë së Zbatuar, Mjedisit dhe Gjeoinformatikës
- Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare
- Departamenti i Burimeve të Energjisë
Diplomat
“Bachelor”
- Bachelor në Inxhinieri Gjeomjedisi;
- Bachelor në Inxhinieri Gjeoinformatikë;
- Bachelor në Inxhinieri e Burimeve Minerare;
- Bachelor në Inxhinieri e Naftës dhe Gazit;
- Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike;
“Master i Shkencave”
- Master i Shkencave në Inxhinieri e Burimeve Minerare, profili Inxhinieri Miniere dhe Markshajderi;
- Master i Shkencave në Inxhinieri e Burimeve Minerare, profili Pasurimi i Mineraleve dhe Riciklimi i Mbetjeve;
- Master i Shkencave në Inxhinieri e Naftës dhe Gazit;
- Master i Shkencave në Inxhinieri GIS dhe Modelim Minerar;
- Master i Shkencave në Inxhinieri Industriale;
- Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeoinformatikë;
- Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji;
- Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeologjike, profili Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji;
- Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure;
- Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeofizike;
- Master i Shkencave në Inxhinieri Gjeomjedisi;
“Master Profesional”
- Master Profesional në Inxhinieri e Burimeve Minerare, profili Inxhinieri Miniere;
- Master Profesional në Inxhinieri e Burimeve Minerare, profili Gjeomatikë;
- Master Profesional në Inxhinieri e Burimeve Minerare, profili Pasurimi i Mineraleve dhe Riciklimi i Mbetjeve;
- Master Profesional në Inxhinieri e Naftës dhe Gazit;
- Master Profesional në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeoinformatikë;
- Master Profesional në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji;
- Master Profesional në Inxhinieri Gjeologjike, profili Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure;
- Master Profesional në Inxhinieri Gjeologjike, profili Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji;
- Master Profesional në Inxhinieri Gjeomjedisi.
PhD në Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedis