Memorandumi UPT - Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (MTI)

Shtyp
Krijuar: 21 Mars 2014 Ndryshimi i fundit: 09 Qershor 2014 Data pubblicazione Vizita: 7953

 Me datën 06.03.2014 në Sallën "Silvano Pedrollo" të Rektoratit të UPT u nënshkrua MEMORANDUMI i BASHKËPUNIMIT midis Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës (MTI) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).
Nga ana e MTI, Memorandumi u nënshkrua nga Ministri, Z. Edmond HAXHINASTO, ndërsa nga ana e UPT u nënshkrua nga Rektori, Akad. Jorgaq KAÇANI.


Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kuadro drejtuese të PSH dhe UPT, student të UPT, si dhe mjaft përfaqësues nga media e shkruar dhe ajo elektronike.
Z. HAXHINASTO dhe Z. KAÇANI folën mbi rëndësinë e këtij bashkëpunimi me interes reciprok, për pranimin e studentëve të UPT për praktika dhe stazhe, përgatitje diplomash dhe mundësi punësimi.