SENATI AKADEMIK
Senati Akademik është organ kolegjial vendimmarrës i zgjedhur në nivel Universiteti. Senati është organi më i lartë i Universitetit që përcakton politikat e zhvillimit të tij, programon, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimdhënies e të kërkimit shkencor, problemet administrativo-financiare si dhe vlerëson efikasitetin e tyre.
Veprimtaria e Senatit të UPT, mbështetet në Ligjin Nr. 9741, date 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 14 si dhe në Statutin e UPT, neni 19.
Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences
* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.