IMG-LOGO
IMG-LOGO

FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE

Historik i shkurtër i FGJM
Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, është shkolla e parë e larte në Shqipëri për përgatitjen e specialisteve për të gjitha degët e shkencave të industrisë minerare. Drejtimet e përgatitjeve të specialisteve në këto shkenca kanë pasur si qëllim zhvillimin e gjeologjisë në të gjithë drejtimet e saj; specialisteve të minierave për hapjen, përgatitjen dhe shfrytëzimin e vendburimeve të mineraleve të dobishëm dhe drejtimin e shpimit dhe prodhimit të vendburimeve të naftës dhe të gazit.
Përgatitja për herë të parë e këtyre drejtimeve të reja shkencore në vendin tonë, kërkonte edhe zhvillimin brenda shkollës të disa specialiteteve të ngushta e të veçanta, të cilat u rritën dhe u zhvilluan me shpejtësi krahas zhvillimit dhe rritjes së Fakultetit. Fakulteti filloi të përgatitë kuadro që i përgjigjeshin kërkesave të zhvillimit të industrisë minerare. Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave u formua dhe u zhvillua në kuadrin e Institutit të Lartë Politeknik të Tiranës dhe Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës. Mbi këtë bazë, drejtimi i përgatitjes së studenteve ka qënë dhënia e titullit "Inxhinier" për të gjitha specialitetet që përgatiteshin. Kjo lidhet me formimin e thellë inxhinierik të planeve e të programeve mësimore. Ky drejtim vazhdon të jetë edhe sot.
Departamentet
Departamenti i Shkencave të Tokës
Departamenti i Gjeologjisë së Zbatuar, Mjedisit dhe Gjeoinformatikës
Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare
Departamenti i Burimeve të Energjisë
Diplomat
BACHELOR:
BACHELOR në Inxhinieri Shkenca të Tokës
BACHELOR në Inxhinieri Gjeoinformatike
BACHELOR në Inxhinieri Gjeoburimesh
MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Gjeologjike
Profili Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji
Profili Vendburimet e Mineraleve të Dobishme dhe Petrologji
Profili Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure
Profili Gjeoinformatikë
MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Burimet Natyrore
Profili Inxhinieri e Burimeve të Energjisë
Profili Përpunim Mineralesh dhe Mbetjesh
Profili Gjeomatikë
Profili Gjeoinxhinieri
MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Gjeofizike
MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Gjeomjedisi
PhD në Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedis