IMG-LOGO
IMG-LOGO

Transferime

TRANSFERIMI I STUDIMEVE / PROGRAMET E DYTA TË STUDIMIT
 
I. Transferimi i studimeve në të njëjtin program studimi
 
A. Kriteret:
1. Studenti duhet të ketë grumbulluar nga Matura Shtetërore sasi pikësh më të larta se pragu minimal i pikëve që është arritur në programin e studimit të kërkuar në vitin përkatës.
2. Studenti duhet të ketë fituar jo më pak se 30 kredite në programin përkatës të studimit.
3. Për kryerjen e transferimit të studimeve në programin e studimit Arkitekturë, studenti duhet t'i jete nenshtruar nje konkursi pranimi të përafërt me konkursin e pranimit në UPT. Në të kundërt ai duhet t'i nënshtrohet konkursit tonë të pranimit dhe të renditet në grupin e fituesve.
 
B. Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Formulari i aplikimit për program të dytë studimi, i plotësuar nga aplikanti.
2. Karta e studentit ose çdo dokument tjetër ku të vërtetohet që ka statusin e studentit në universitetin nga vjen.
3. Vërtetim në lidhje me programin e studimit dhe kursin ku ka qenë i regjistruar, vitin akademik që ka ndërprerë studimet.
4. Listën e detyrimeve të shlyera, kreditet dhe notat e fituara për çdo detyrim.
5. Programet e lëndëve që ka likujduar.
6. Vërtetim për pikët e fituara në maturën shtetërore.
7. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar e kartës së identitetit ose pasaportës).

II. Ndërrimi i programit të studimit
 
A. Kriteret:
1. Studenti duhet të ketë grumbulluar nga Matura Shtetërore sasi pikësh më të larta se pragu minimal i pikëve që është arritur në programin e studimit të kërkuar në vitin përkatës.
2. Studenti duhet të ketë marrë të gjitha kreditet e vitit të parë në programin përkatës të studimit me notë mesatare të ponderuar mbi 7.
3. Për kryerjen e transferimit të studimeve në programin e studimit Arkitekturë, studenti duhet t'i nenshtrohet konkursit të pranimit në UPT dhe të renditet në grupin e fituesve.
 
B. Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Formulari i aplikimit për program të dytë studimi, i plotësuar nga aplikanti.
2. Karta e studentit ose çdo dokument tjetër ku të vërtetohet që ka statusin e studentit në universitetin nga vjen.
3. Vërtetim për pikët e fituara në maturën shtetërore.
4. Vërtetim në lidhje me programin e studimit dhe kursin ku ka qenë i regjistruar, vitin akademik që ka ndërprerë studimet.
5. Listën e detyrimeve të shlyera, kreditet dhe notat e fituara për çdo detyrim.
6. Programet e lëndëve që ka likujduar.
7. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar e kartës së identitetit ose pasaportës).
 
III. Program i dytë studimi
 
A. Kriteret:
1. Programi i dytë studimi bëhet me pagesë të plotë.
2. Për programin e studimit arkitekturë, aplikanti duhet t'i nënshtrohet konkursit të pranimit.
3. Renditja e kandidaturave për çdo program studimi bëhet mbi bazë të afërsisë së programeve të studimit dhe notës mesatare me të cilën kanë përfunduar studimet e para.
 
B. Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Formulari i aplikimit për program të dytë studimi, i plotësuar nga aplikanti.
2. Fotokopje e noterizuar e diplomës.
3. Listën e notave, me kreditet e fituara.
4. Planin mësimor dhe programet e lëndëve.
5. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar e kartës së identitetit ose pasaportës).
IV. Procedura e aplikimit:
 
1. Aplikimi për transferim studimesh/program të dytë studimi në Universitetin Politeknik të Tiranës bëhet individualisht pranë sekretarisë së Rektorit.
2. Afati i aplikimit është deri në datën 24.09.2013. Për ata kandidatë që duan të transferojnë studimet në programet e studimit Arkitekturë dhe Urbanistikë, të cilët në bazë të kritereve tona, do të marrin pjesë në konkursin e pranimit, afati i aplikimit është deri më 26.08.2013.
3. Dokumentat që janë në gjuhë të huaj duhet të përkthehen dhe të noterizohen.
4. UPT ka të drejtë të bëjë verifikimin e dokumentacionit në institucionin nga vjen.
Në zbatim të nenit 35 të Ligjit "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, theksojmë se Universiteti Politeknik nuk pranon dhe nuk shqyrton aplikime për transferim studimesh nga programe studimi të ciklit të parë që kanë më pak se 180 ECTS