Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 29 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
BSUN - Forumi i Rrjetit të Universiteteve të Detit të Zi
Në datën 17 Maj 2012, në sallën “Silvano Pedrollo” të UPT-së u zhvillua Forumi “Academic Cooperation for Peace & Welfare in the Mediterranean & Black Sea Region”.
Forumi u organizua nga Rrjeti i Universiteteve të Detit të Zi (Black Sea University Network – BSUN), Rrjeti Mesdhetar i Shkollave Inxhinierike (Réseau Méditerraneen des Ecoles d’Ingénieurs – RMEI), Impakti Akademik i Kombeve të Bashkuara (United Nations Academic Impact – UNAI), Komuniteti i Universiteteve të Mesdheut (Community of Mediterranean Universities – CMU) dhe Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT).
Në Forum morën pjesë Prof. Eden Mamut, Sekretar i përgjithshëm i BSUN, Prof. Dr. Leo Vincent, President i RMEI, Prof. Carlo Di Benedetta, Zv. President i CMU si dhe pjesëmarrës nga shumë vende si: Franca, Italia, Ukraina, Rumania, Maroku, Palestina, Serbia, Turqia, etj.
Fjalën përshëndetëse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e mbajti zv.Ministrja, Znj. Nora Malaj.
Në forum u trajtuan çështje të rëndësishme që ngrihen në kooperimin ndërmjet universiteteve të këtyre dy rajoneve të rëndesishme si dhe për rolin e studentëve në këtë bashkëpunim dhe në krijimin e ndërmarrjeve të të rinjve.
Ndër temat që u paraqitën në këtë forum, përmendim:
• Prof. Dr. Leo Vincent, RMEI President, “RMEI: networking for dialog and peace”
• Dr. Mohammed Tawfik Hussein, Vice Dean of Engineering, Islamic University of Gaza, “Role of Centre for Architectural Heritage (IWAN) in preserving the Local Heritage in Gaza Strip”
• Ulvi Altan, “Bridging”
• Maurice Le Van Suu, “Med-Tracking: a system to promote transport”
• Hervé Jacquemin, Chargé de font-family: Arial, Helvetica, sans-serif; font-size: 10pxmissions Culture scientifique, technique et industrielle, Ecole nationale supérieure des mines de Saint-Etienne “Science culture in engineering schools: an openness to the world”
• Prof. Dr. Branko Kovacevic, Rector, University of Belgrade
• Prof. Dr. Sergiy Byelikov, Rector, Zaporizhzhya National Technical University
• Prof. Fevzi Unal, Vice-Rector, Istanbul Technical University
• Mrs. Kovalova Kateryna, Director of the Centre of International Relations and Activities, Vinnytsia National Agrarian University, “The role of Vinnytsia National Agrarian University in the current regional and global context”
• Prof. Tairi De Martino, GAMe President, “GAMe or the involvement of students in networking for the Mediterranean”
• Pauline Saussol, “The project "50JE", Junior enterprises”;
Forumi u ndoq me interes nga të gjithë të pranishmit si dhe nga një numër i madh pedagogësh dhe studentësh të UPT.
Më datën 18 Maj 2012 po në këtë sallë, zhvilloi punimet Kongresi i BSUN. Në këtë Kongres mori pjesë edhe Z. Maher Nasser, Drejtor i Departamentit të Informacionit Publik në Kombet e Bashkuara (Director, Outreach Division, United Nations Department of Public Information), i cili kishte ardhur posacërisht nga New York për të marrë pjesë në këtë Kongres.
Në Kongres u paraqit raporti i punës së BSUN për periudhën e kaluar 2 vjecare, për periudhën nga Kongresi i mëparshëm në Prill 2010 në Moskë deri në Kongresin e Tiranës. Raporti paraqiti të gjitha aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe, nxori në pah sukseset e arritura në bashkëpunimin ndëruniversitar të universiteteve të këtij rrjeti si dhe ravijëzoi drejtimet e punës në të ardhmen. Raporti u aprovua nga të gjithë delegatët.
Pastaj u kalua në procedurë e inaugurimit të presidentit të ri të BSUN. Sic dihet, BSUN drejtohet nga një treshe (trojka) presidentësh të BSUN: presidenti i kaluar, presidenti në detyrë dhe presidenti i ardhshëm. Në kongresin e kaluar në Moskë, president i ardhshëm i BSUN u zgjodh Rektori i UPT, Akademik Jorgaq Kaçani. Fillimi i mandatit të Presidentit Kaçani u zyrtarizua në Kongresin e Tiranës. Në këtë Kongres u aprovua edhe deklarata e Tiranës një dokument i rëndësishëm. Një kopje e kësaj deklarate e firmosur nga të gjithë presidentët, iu dorëzua edhe Z. Nasser.
Me aprovimin e deklaratës së Tiranës, Kongresi i mbylli me sukses punimet. Pasdite, për delegatët e huaj u organizua një vizitë në qytetin muze të Krujës dhe në muzeumin “Gjergj Kastrioti – Skendërbeu” dhe Muzeu etnografik i rrethit të Krujës. Në mbrëmje, për të gjithë pjesëmarrësit e Kongresit u organizua një darkë ceremoniale.