Projekte

Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"

Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.

Kopertina

BKSTONE

REACH

DRIVE

Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".

           

           

           

                                                                Vini re !!!!

Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.

 Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.

Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/

Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.

Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu

Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri/ GRADUA
                                                                    
 Projekti do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës me ofertën, bazuar në databazën e të diplomuarve nëpërmjet: mbledhjes së të dhënave për performancën e diplomuar; lehtësimin e bashkëpunimit midis IAL-ve dhe biznesit; lehtësimi i vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës. Informacioni aktual në Shqipëri në fakt është mjaft i shpërndarë për një monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv mbi sistemin e trajnimit, tregun e punës dhe lidhjen midis tyre, dhe për të parashikuar kërkesat e aftësive të nevojave të tregut të punës. Projekti do të mbështesë kështu universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës së integruar të kërkesës bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve (në modelin e zhvilluar në Itali) përmes:
i) grumbullimin dhe analizimin e të dhënave për performancën e diplomuar dhe universitetet, lëshimin e dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të azhurnuar për vlerësimin e sistemit të arsimit të lartë në mbështetje të procesit të reformës në vazhdim;
ii) lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet online të bazuara në TI janë zhvilluar dhe vënë në dispozicion të të diplomuarve, stafit dhe firmave universitare);
iii) lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës

Partneri kryesor: Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT-UBT)
Partnerët:
Universiteti i Tiranës (UT),
Universiteti i Arteve Tiranë (UART),
Universiteti Europian i Tiranës (UET),
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT),
Universiteti Polis (U_POLIS)
Universiteti Katolik "Zonja e Këshillit të Mirë" (UniKZKM)
Universiteti Shqiptar (AU)
Alma Mater Studiorum Università di Bologna (UNIBO)
Università degli Studi di Siena (UNISI)
Universiteti i Barcelonës (UB),
Instituti Universitar i Lisbonës (ISCTE-IUL),
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (CCIT)
Consorzio Interuniversitario Alma Laurea (AL)
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS) Partnerët e lidhur: Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)


Person kontakti:
Dr. Alma Afezolli
 
 
Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Objektivat specifike të projekteve të MARDS janë:
• të rishikojë politikat ekzistuese kombëtare / standardet për studimet e doktoratës në të dy vendet dhe përputhshmërinë e tyre me praktikat e BE-së, • të zhvillojë dhe të propozojë një model të ri të studimeve të doktoratës në të dy vendet, të përshtatura sipas eksperiencave të fituara gjatë dekadave të fundit dhe nevojave aktuale dhe të parashikuara të dy vendeve,

• të propozojë një metodë të qëndrueshme të financimit të studimeve të doktoraturës në të dy vendet në nivel kombëtar.
• të krijojnë dy shkolla të përbashkëta të doktoratës "Shkencat Natyrore dhe Teknologjia për një zhvillim të qëndrueshëm" në Mal të Zi (Podgoricë) dhe "Ekonomia dhe Turizmi për një zhvillim të qëndrueshëm" në Shqipëri (Shkodër).
• të krijojë një bashkëpunim të qëndrueshëm me partnerët e BE-së dhe të themelojë Shkollën e Doktoraturës në mënyrë që të ruajë standardet e zhvilluara.
Partnerët në këtë projekt janë: Partnerët Europianë:

Universiteti i Vienës,
Universiteti i Zagrebit;
Universiteti i Maribor, Universiteti i Banska Bistrica,
Shoqata e profesionistëve në edukimin e doktoraturës.
Partnerët e Malit të Zi:
Universiteti i Malit të Zi (Koordinator i projektit),
Universiteti i Donja Gorica,
Ministria e Edukimit e Malit të Zi;
Ministria e Shkencës e Malit të Zi;
Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi.
Partnerët Shqiptarë:
Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë, Universiteti Metropolitan i Tiranës, Ministria e Arsimit,
Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.
Faqa zyrtare e projektit: https://www.mards.ucg.ac.me
 
NJOFTIM – Ftohen dy vlerësues të jashtëm për projektin MARDS

Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Në kuadër të këtij projekti ftohen dy vlerësues të jashtëm. Kandidatët potencialë duhet të kenë eksperienca në projekte që kanë të bëjnë me studimet e doktoraturës dhe menaxhimin e Arsimit të lartë.
Aplikimet duhet të shoqërohen edhe me një propozim deri në 3 faqe dhe të dërgohen me e-mail deri të mërkurën, më 15 janar 2020 tek koordinatori i projektit Prof. Dr. Radovan Stojanovic, Universiteti i Malit të Zi stox@ac.me si dhe tek menaxheri i cilësisë së projektit Asoc. Prof. Dr Matjaz Debevc, Universiteti i Maribor, Slovenia(matjaz.debevc@um.si)
Për më tepër informacion rreth dokumentacionit të aplikimit klikoni këtu ose vizitoni faqen zyrtare https://www.mards.ucg.ac.me/ .
Në Linjë

Kemi 62 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Menu Lart

Menu Lart

Prezantimi i UPT

Krijuar: 23 Qershor 2015 Ndryshimi i fundit: 20 Prill 2021 Vizita: 31332

Prezantimi i UPT

Në vitin akademik 1951 u krijua Instituti i Lartë Politeknik (ILP) në vendin tonë. Kjo datë shënon njëkohësisht edhe zanafillën e arsimit të lartë në Shqipëri. Në atë kohë, në strukturën ILP bënin pjesë tre drejtime: Ndërtim, Mekanik dhe Elektrik. Rektori i parë i ILP ka qënë Prof. Zija Këlliçi. Më pas, në Shqipëri u krijuan edhe fakultete te tjera dhe të gjithë së bashku, në vitin 1957, themelu- an Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1991, gjatë sistemit të kaluar, të gjitha fakultetet me formim inxhinierik u rigrupuan duke formuar Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT). Në vitin 2007, si rezultat i reformës që ndërmori qeveria shqiptare për reformimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, ndryshoi struktura përbërëse e Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili aktualisht ka në përbërjen e tij shtatë Fakultete dhe një Institut Kërkimi e Zhvillimi.

Rektori i parë i UPT ka qënë Prof. Gëzim Karapici. Pasuesit e tij në postin e Rektorit të UPT kanë qënë Prof. Emil Lamani, Prof. Tamara Eftimi, Prof. Përparim Hoxha dhe Akademik Jorgaq Kaçani. Rektori aktual i Universitetit Politeknik është Prof.Dr. Andrea Maliqari. Rektori ka një mandat 4-vjeçar. Ai zgjidhet nga personeli akademik dhe nga studentët si dhe emërohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Universiteti Politeknik i Tiranës është institucion publik.

Politikat e privatësisë

Krijuar: 21 Maj 2015 Ndryshimi i fundit: 26 Prill 2017 Vizita: 41716

Rregullore për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale në Universitetin Politeknik të Tiranës

POLITIKAT E PRIVATËSISË


SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA
Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen web të Universitetit Politeknik të Tiranës, i nënshtrohen ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrotjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur universiteti mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Personelin akademik, ndihmës akademik, personelin administrativ dhe studentët;
  • Vizitorët në faqen web të universitetit tonë.

Ne, si kontrollues i të dhënave personale, mbajmë të dhëna personale në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në mjedise të sigurta dhe aksesi në to është i kufizuar. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e korrigjimit apo të fshirjes.  Kur kontrolluesi nuk bën korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te Komisioneri.


PERSONELI AKADEMIK, NDIHMËSAKADEMIK, ADMINISTRATIV DHE STUDENTËT


Universiteti Politeknik i Tiranës disponon faqen zyrtare të institucionit, www.upt.al. Me anë të faqes zyrtare, Universiteti Politeknik iTiranës transmeton dhe mbledh informacione.
Të dhënat e mbledhura nga ana jonë, si kontrollues i të dhënave personale, në lidhje me stafin akademik, ndihmësakademik, administrativ si dhe studentët nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit. Konkretisht, për stafin akademik dhe administrativ sistemi mbledh të dhëna personale, që konsistojnë në: të dhënat e identifikimit dhe adresë email-i, ndërsa për studentët sistemi mbledh të dhëna personale, që konsistojnë në: të dhënat e identifikimit, adresë email-i, adresë, numër dokumenti të identifikimit, si dhe numrin e dëftesës së shkollës së mesme, apo të diplomës universitare me të cilën regjistrohen në një program studimi, në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Grumbullimi i këtyre të dhënave bëhet në funksion të veprimtarisë që ky universitet ushtron në përputhje me ligjin nr. 80/2015, date 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe Statutit dhe Rregulloreve të institucionit.

Mbledhja dhe përpunimi i këtyre të dhënave nëpërmjet sistemit dixhital të rrjetit universitar bëhet në kuadër të dixhitalizimit të administrimit të bazës së të dhënave që mbahen nga sekretaritë mësimore. Të dhënat për studentët mblidhen edhe për qëllim të informacioneve statistikore që kërkohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në disa raste për studentët mund të mblidhen edhe të dhëna sensitive, bazuar në Vendimet e Këshillit të Ministrave përkatëse, që dalin për çdo vit akademik në lidhje me kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit, pasi në këto vendime parashikohen edhe përjashtime nga tarifa e shkollimit apo pagimi i saj në masën 50%, për studentët që u përkasin disa kategorive sociale të caktuara si: invalidë, fëmijë që u përkasin komuniteteve rom/ballkano-egjiptian etj. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara për një qëllim të ndryshëm nga ai, për të cilin janë mbledhur këto të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale apo të tjera raste të parashikuara nga ligji.
Dokumentacioni i të dhënave mbahet për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin, për të cilin është grumbulluar.
E drejta për akses ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional. E drejta për akses mund të kufizohet nëse cënon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.



AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE


Universiteti Politeknik i Tiranës, si kontrollues i të dhënave personale, përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë studentëve dhe stafit akademik, ndihmësakademik ose administrativ akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një "kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale:

  • Do t’ju japim një përshkrim të tyre;
  • Do t’ju bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
  • Do t’ju tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
  • Do t’ju japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
  • Do t’ju informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.


Për të bërë një kërkesë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një herë, Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.


VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT


Universiteti Politeknik i Tiranës disponon faqen zyrtare të institucionit, www.upt.al. Me anë të faqes zyrtare, Universiteti Politeknik i Tiranës, si kontrollues i të dhënave personale, transmeton dhe mbledh informacione. Për vizitorët në faqen tonë të internetit www.upt.al, sistemi mbledh informacione standard, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre online, klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
Ne, si kontrollues të të dhënave personale e mbledhim këtë informacion në mënyrë të tillë, që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

Universiteti Politeknik i Tiranës, si kontrollues i të dhënave personale, nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.
Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i lehtë për t'u përdorur, i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.


MASAT PËR SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne, si kontrollues të të dhënave personale, marrim masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.
Universiteti Politeknik i Tiranës, si kontrollues i të dhënave personale merr gjithashtu këto masa të veçanta sigurie:

  • Përcakton funksionet ndërmjet njësive organizative dhe operatorëve për përdorimin e të dhënave;
  • Përdorimi i të dhënave bëhet me urdhër të njësive organizative ose të operatorëve të autorizuar;
  • Udhëzon operatorët, pa përjashtim, për detyrimet që kanë, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloret e brendshme për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë edhe rregulloret për sigurinë e të dhënave;
  • Ndalon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e kontrolluesit ose përpunuesit të të dhënave.
  • Aksesi në të dhënat dhe programet, bëhet vetëm nga personat e autorizuar, ndalon hyrjen në mjetet e arkivimit dhe përdorimin e tyre nga persona të paautorizuar;
  • Vënia në punë e pajisjeve të përpunimit të të dhënave bëhet vetëm nga personi i autorizuar dhe çdo mjet sigurohet me masa parandaluese ndaj vënies së pautorizuar në punë;
  • Regjistron dhe dokumenton modifikimet, korrigjimet, fshirjet, transmetimet, përditësimet, etj.
  • Sa herë që punonjësit e Universitetit Poiteknik të Tiranës largohen nga vendi i tyre i punës, ata duhet të mbyllin kompjuterat e tyre, dollapët, kasafortat dhe zyrën, në të cilat janë ruajtur të dhënat personale;
  • Nuk duhet të largohen nga mjediset e punës kur ka të dhëna të mbrojtura në tavolinë, dhe ndodhet në prani të personave të cilët nuk janë të punësuar nga ana e UPT;
  • Nuk mbajnë në monitor të dhëna personale, kur është i pranishëm një person i pautorizuar dhe sidomos në vende jo publike;
  • Nuk nxjerrin jashtë zyrës, në asnjë rast, kompjutera, laptop, flesh apo pajisje të tjera që përmbajnë të dhëna personale dhe nuk duhet ti lënë ato në vende të pasigurta, pa u siguruar për fshirjen apo shkatërrimin e të dhënave;
  • Të dhënat të mbrohen duke verifikuar identitetin e përdoruesit dhe duke i lejuar akses vetëm individëve të autorizuar.
  • Udhëzimet për përdorimin e kompjuterit, duhet të ruhen në mënyrë të tillë që ato të mos jenë të aksesueshme nga persona të paautorizuar;
  • Kryejnë vazhdimisht procedurën e hyrjes dhe daljes duke përdorur fjalëkalime personale në fillim dhe në mbarim të aksesit të tyre në të dhënat e mbrojtura, të ruajtura në bazat e të dhënave të UPT;
  • Njohja dhe regjistrimi i operatorëve terminalistë dhe i përdoruesve kryhet me përdorimin e fjalëkalimeve për hyrjen në bankën e të dhënave. Fjalëkalimet cilësohen sekrete dhe janë vetjake;
  • Në dokumente që përmbajnë të dhëna të mbrojtura, duhet të sigurojnë shkatërrimin e materialeve ndihmëse, (p.sh. provat apo shkresat, matricat, llogaritjet, diagrame dhe skica) të përdorura ose të prodhuara për krijimin e dokumentit;
  • Të dhënat e dokumentuara nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit.
  • Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim te ndryshëm nga e drejta për të hedhur të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale.
  • Ruajnë dokumentacionin e të dhënave për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin, për të cilin është grumbulluar.
  • Niveli i sigurisë duhet të jetë i përshtatshëm me natyrën e përpunimit të të dhënave personale.
  • Respektojnë aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që përcaktojnë se si duhet të përdoren të dhënat personale.


Mbrojtja e të dhënave personale realizohet përveç të tjerave, edhe me marrjen e masave të sigurisë, si më poshtë:

  1. Nëpërmjet instalimit dhe përditësimit automatik te sistemit antivirus dhe sistemit firewall, i cili menaxhohet nëpërmjet sistemit të serverave dhe pajisjeve network.
  2. Përditësimit të sistemit operativ dhe rinovimit (update) të softwareve kompjuterike.
  3. Lejimin e aksesit të stafit vetëm në ato materiale që i duhen për të kryer detyrën;
  4. Përdorimin e fjalëkalimeve;
  5. Specifikimi i procedurave të rikrijimit te sistemit (backup), në rast dëmtimi.


Ambientet, në të cilat do të përpunohen të dhënat personale duhet të mbrohen nga masa organizative, fizike dhe teknike që të parandalojnë aksesin e personave të paautorizuar në mjediset dhe aparaturat me të cilat do të përpunohen të dhënat personale. Zbatimi i masave të sigurimit duhet të bëhet në përputhje me nivelin e sigurisë së të dhënave dhe informacionit të administruar, si dhe treguesit e nivelit të rrezikut që mund të vijë nga ekspozimi i paautorizuar i informacionit të ruajtur.
Në ambientet ku përpunohen të dhëna personale zbatohen këto masa sigurie:

  • Ndalohet hyrja e personave të paautorizuar.
  • Personat që futen në këto ambjete duhet të pajisen me autorizimin përkatës nga titullari.
  • Ambientet pajisen, me kasaforta e brava automatike me çelësa dhe drynë të veçantë nga ata të përdorimit të zakonshëm, të sigurta për mbrojtjen e dosjeve nga dëmtimi i tyre.
  • Kryhet kontroll, për të parandaluar vendosjen apo përdorimin e mjeteve të përgjimit, regjistrimit a të filmimit.
  • Sigurohet mbikqyrje e vazhdueshme, ditën dhe natën me roje fizike.
  • Sigurohet mbikëqyrje e korridoreve me sisteme video – vëzhgimi (CCTV).

Në ambientet ku përpunohen të dhëna të mbrojtura (personale) lejohet të qëndrojnë:

  1. Punonjësit e institucionit, vetëm nëse ata janë të punësuar në këtë ambient ose nëse prania e tyre është thelbësore për kryerjen e detyrave të punës.
  2. Personeli i mirëmbajtjes së sistemit apo pajisjeve të telekomunikacionit lejohet të futet në këto ambiente, vetëm me lejë nga titullari i institucionit.


Pajisjet elektronike për përpunimin e të dhënave dhe informacioneve në strukturat e UPT përdoren vetëm për kryerjen e detyrave të përcaktuara në rregullore. Këto pajisje përdoren vetëm nga punonjës të UPT, të trajnuar më parë për përdorimin e tyre. Trajnimi i personelit që merret me përpunimin automatik të të dhënave bëhet nga Sektori i Teknologjisë së Informacionit. Për çdo gabim apo defekt në sistemet/databaset e institucionit, njoftohet administratori i sistemit, i cili mbi bazën e kërkesës bën rregullimin përkatës.
Programet për trajtimin e të dhënave dhe informacioneve të blera apo të dhuruara nga donatorë të ndryshëm menaxhohen nga Sektori i Teknologjsë së Informacionit. Kur një program i destinuar për trajtimin e të dhënave personale është krijuar me iniciativën e një punonjësi të jashtëm apo të një subjekti kontraktues, i cili nuk është i përfshirë në zhvillimin e organizimit dhe të planifikimit të programeve, para se të përfshihet në përdorimin e programit duhet të jetë miratuar nga Administratori. Pas miratimit, kryet instalimi e tij në pajisjet elektronike.
Për secilin program Sektori i Teknologjisë së Informacionit mund të përcaktojë:

  1. Kush mund ta fshijë, kopjojë ose ta ndryshojë atë;
  2. Ku duhet të ruhet kopja e programit dhe kush është përgjegjës për mbajtjen e tij të përditësuar.

Për më tepër, lidhur me masat e sigurisë të të dhënave personale në UPT, mund të lexoni Rregulloren “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, të këtij universiteti, publikuar në faqen zyrtare të internetit www.upt.al, në rubrikën “Politikat e privatësisë”.


PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE


Nxjerrja ose përhapja e të dhënave nga ana jonë, si kontrollues të të dhënave personale bëhet në përputhje më qëllimin/et për të cilin/at ato janë mbledhur, mbajtur ose përpunuar. Kjo përputhshmëri konsiston në:

  1. Përdorimin e të dhënave vetëm sipas qëllimit/eve për të cilat ato mbahen.
  2. Nxjerrjen apo përhapjen e të dhënave sipas këtij qëllimi ose qëllimeve.
  3. Nxjerrjen apo përhapjen e të dhënave te vetë subjekti i të dhënave apo te subjekte të tjera kontrolluese me pëlqimin e vetë subjektit të të dhënave.
  4. Nxjerrjen apo përhapjen e të dhënave sipas kërkesave të parashikuara në ligj.
  5. Përpunimin e të dhënave bazuar në ligj, si dhe në aktet e nxjerra për këtë qëllim nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE


Ne, si kontrollues të të dhënave personale, do të përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt, duke vlerësuar politikat e privatësisë si tepër të rëndësishme përgjatë veprimtarisë që Universiteti Politeknik i Tiranës kryen në bazë të ligjit nr. 80/2015, date 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, Statutit dhe rregulloreve të brendshme të institucionit.


ANKESA APO PYETJE


Universiteti Politeknik i Tiranës, si kontrollues i të dhënave personale, përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Në të nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e Universiteti Politeknik i Tiranës. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm.
Gjithashtu, për më tepër informacion për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale nga ana e Universitetit Politeknik të Tiranës, si kontrollues i të dhënave personale, mund të lexoni Rregulloren “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, të këtij universiteti, publikuar në faqen zyrtare të internetit www.upt.al, në rubrikën “Politikat e privatësisë”.


POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT


Universiteti Politeknik i Tiranës, si kontrollues i të dhënave personale, përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të tij ligjore dhe statutore. Kjo mund të përfshijë informacionin sekret për studentët dhe stafin akademik, ndihmësakademik dhe administrativ. Universiteti i Politeknik i Tiranës përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve, si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe procedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. Universiteti Politeknik i Tiranës, si kontrollues i të dhënave personale, merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë. Stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit, i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. Universiteti Politeknik i Tiranës ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij për t'u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. Universiteti Politeknik i Tiranës vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen, si dhe monitoron pajtueshmërinë e tyre me detyrimet që kanë në lidhje me sigurinë.

 

Fjala e Rektorit

Krijuar: 20 Maj 2015 Ndryshimi i fundit: 25 Tetor 2016 Vizita: 19350

Fjala e Rektorit

Është kënaqësi dhe nder i veçantë të jesh dhe të ndihesh pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, universitetit te vetëm publik politeknik, me përvojën dhe eksperiencën më të gjatë  rreth 65 vjeçare në vendin tonë, me nje vizion te qarte dhe ambicioz për të ofruar standarde lider në edukimin e inxhiniereve të rinj në fushat inxhinierike dhe te arkitekturës, me programe te akredituara si brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet shfrytëzimit të kapaciteteve dhe përvojës së tij shumëvjeçare, për të orientuar studentët në fitimin e njohurive dhe të aftësive të nevojshme për një karrierë kreative dhe të suksesshme. 

Veprat më të mëdha dhe më të rëndësishme në fushat inxhinierike dhe te arkitekturës mbajnë sot vulën e mendimit të përparuar dhe shkencor të inxhiniereve dhe te arkitektëve të përgatitur dhe të formuar pranë auditorëve të Universitetit Politeknik te Tiranës. 

Ato janë vërtetimi dhe shprehja më e qartë e suksesit të realizimit të misionit që ka ky universitet për të ofruar një edukim ndërdisiplinor në fushat inxhinierike dhe te arkitekturës për komunitetin e studentëve të të gjitha trevave shqiptare, për të edukuar dhe mësuar inxhinieret dhe arkitektët e ardhshëm si profesionistë novatorë, krijues, të ndjeshëm ndaj kulturës dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit me aftësi të larta mendimi dhe me njohuri bashkëkohore të teknologjive, që të mund të ndajnë dhe të aplikojnë njohuritë ndërmjet tyre dhe me disiplina të tjera, si dhe të jenë të hapur ndaj mundësive të reja të bashkëpunimit në procesin e mësimit dhe të praktikës profesionale.

Universiteti Politeknik i Tiranës me programet që ofron në te tre nivelet e studimit, Bachelor, Master i Shkencave, Master i Integruar i Shkencave, Master Profesional dhe Doktoraturë, është sot ndër më të kërkuarit nga studentët, jo vetëm për kërkesat që ka tregu i punës për inxhiniere dhe arkitektë, por edhe për kualitetin e programeve që ofron, ku gërshetohen më së miri përvoja dhe eksperienca mësimore dhe shkencore e këtij universiteti që nga themelimi i tij, me eksperiencën dhe përvojën e përparuar evropiane dhe më gjerë, të shprehura në implementimin e plotë të Sistemit te Bolonjës në të gjitha programet e studimit që mbulon ky universitet.

Bashkëpunimi në planin mësimor dhe shkencor me universitetet homologe në Evropë dhe më gjerë ka qenë dhe mbetet nga prioritetet me të rëndësishme të Universitetit Politeknik te Tiranës, në partneritet të plotë me to. Kanë qenë dhe janë mjaft të frytshme partneritetet me Universitetet evropiane në Itali, France, Gjermani, Norvegji, Austri, partneriteti ne unionin e universiteteve te kryeqyteteve evropiane, UNICA, bashkëpunimi me universitetet e rajonit te Ballkanit, ne Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Bosnje-Hercegovine, Slloveni, Kroaci, si dhe universitetet shqipfolëse ne Kosove dhe Maqedoni, partneriteti ne unionin e Universiteteve te rajonit te Detit te Zi, BSUN etj., te cilat përmes projekteve të ndryshme të bashkëpunimit TEMPUS, ERASMUS+, rajonale dhe dypalëshe, kanë dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin dhe përsosjen e kurrikulave të shkollës, specializimin dhe kualifikimin shkencor të stafit akademik.

Universiteti Politeknik i Tiranës i ka dhënë këtij vendi një histori suksesi dhe në asnjë çast nuk do të reshtë së përqafuari trendet e reja të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në betejën për dijen dhe inovacionin. 

Duke zgjedhur për të studiuar në Universitetin Politeknik te Tiranës, duke bashkëpunuar dhe ne partneritet të plotë me te, jo vetëm keni bërë zgjedhjen më të mirë, por ju siguroj se do të ndiheni pjesë e rëndësishme e zhvillimit më të mirë cilësor, kreativ dhe inovator të të gjithë aktivitetit mësimor, akademik dhe kërkimor-shkencor me parametra bashkëkohore.

 

Prof. Dr. Andrea MALIQARI

Rektor i Universitetit Politeknik te Tiranës

 

NJOFTIME PER BURSA STUDIMI

Krijuar: 14 Maj 2015 Ndryshimi i fundit: 14 Janar 2020 Vizita: 31333

Erasmus+ 

Njoftim – Bursa studimi në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në FACULTY OF INDUSTRIAL DESIGN AND BUSINESS MANAGEMENT WITHIN “GHEORGHE ASACHI” TECHNICAL UNIVERSITY OF IAȘI, ROMANIA.

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në AGH University of Science and Technology, në Poloni

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Riga Technical University, në Letoni

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, në Poloni

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Universitetin Gheorghe Asachi, në Rumani

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Universitetin Oradea, në Rumani

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Universitetin Politeknik të Barit, në Itali

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Universitetin Anhalt, në Gjermani

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Universitetin Politeknik të Torinos, në Itali

NJOFTIM - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Institutin Politeknik të Viseut, në Portugali

NJOFTIM - UPT hap thirrjen për aplikim për trainim stafi në kuadër të programit ERASMUS+ me Riga Technical University

Njoftim- Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Student dhe Staf i UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + për vitin 2019 në Universitetin e Burimeve të Natyrës dhe Shkencave të Jetës (BOKU), në Austri.

Njoftim- Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh dhe Stafi të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + për vitin 2019 në Universitetin AGH UST në Poloni

NJOFTIM - UPT hap thirrjen për aplikim në kuadër të programit ERASMUS+ me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Pireut, Greqi 

NJOFTIM - UPT hap thirrjen për aplikim në kuadër të programit ERASMUS+ me Riga Technical University

Njoftim - UPT hap thirrjen per aplikim ne kuader te programit Erasmus+ me Riga Technical University(5 bursa bachelor dhe 4 bursa master)

Njoftim- Hapet thirrja per bursa per studentet e doktoratures dhe stafin e UPT-se,ne kuader te programit Erasmus +ne Universitetin e Barit,Itali

Njoftim: UPT, përfaqësuar nga FIN dhe FGJM është pjesë e projekteve GEOWEB dhe BESTSDI të programit Erasmus+

Njoftim: Hapet thirrja për aplikime për projektin Erasmus Mundus A2 SIGMA Agile

Njoftim - Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh dhe Stafi të UPT-së në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + për vitin 2017 në Universitetin e Barit, Itali

Njoftim - Universiteti i Rigës hap thirrjen për aplikime në kuadër të programit Erasmus+

Njoftim - Hapet thirrja për mobilitete (Bursa) studentësh dhe stafi të UPT-së në kuadër të marrëveshjes KA1 të programit Erasmus + për vitin 2017 në Universitetin Politeknik të Katalunjes në Spanjë

Lexo më ...

Sottocategorie