Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 122 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në zbatim të VKM Nr.397, datë 29/06/2023 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.368, datë 01/06/2022, të Këshillit të Ministrave,"Për miratimin e fushave dhe të Programeve të Studimit, që përbëjne prioritet kombëtar, dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë"",
Programet e Studimit të Ciklit të Parë, që ofron Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, përkatësisht:
· Bachelor në Inxhinieri Matematike;
· Bachelor në Inxhinieri Fizike;
MIRATOHEN,
si Programe Studimi që përbëjnë prioritet kombëtar.
Universiteti i Barit “Aldo Moro” hap thirrjen për bursa studimi të ciklit të tretë “Doktoratë” dhe ofron 8 bursa për studentët e Universiteve shqiptare, të financuara nga kompani digjitale pulieze, në 3 programet e studimit të ciklit të tretë si vijon:
- Program i ciklit të tretë doktoratë në- Ekonomi dhe Financa e Administratave Publike
1) Marketingu digjital i bazuar në inteligjencën artificiale
2) Një qasje e orientuar drejt procesit për menaxhimin e rrezikut për vazhdimësinë e biznesit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të organizatave.
- Program i ciklit të tretë doktoratë në - Shkenca Kompjuterike dhe Matematikë
3) Mjete dhe procese inovative për të mbështetur analizën parashikuese në fushën e tregtisë elektronike dhe fintech (teknologji financiare)
4) Realitet i pastër i rritur për ndihmë në distancë përmes telefonatave celulare dhe video thirrjeve me syze inteligjente në aplikacionet dhe aplikacionet në ueb
5) Inteligjenca artificiale e shpjegueshme (XAI) mbi të dhënat e serive kohore
6) Siguria kibernetike me qendër njeriun
7) Përvojë e zgjeruar e përdoruesit në aplikacionin softuer pa kod
- Program i ciklit të tretë doktoratë në - Shkenca Politike dhe Sociale për Siguri dhe Zhvillim – SPSSS
8) Strategjitë dhe mjetet sociale për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit në sektorin digjital
Këto 8 bursa përfshijnë një periudhë 12 mujore në UNIBA, 12 mujore në një universitet shqiptar dhe 12 mujore në kompaninë financuese.
Për më tepër informacion klikoni në linkun ose konsultohuni me dokumentin pdf bashkëlidhur, këtu.
Afati i aplikimit është 20 korrik 2023 ora 12:00.
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, TH Köln – University of Applied Sciences. Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni këtu.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 1 shtator 2023.
Me urdhërin e Ministres së MAS, nr. 334, datë 04/07/2023 “Për Hapjen e Programit të Studimit të Ciklit të Parë “Bachelor në Inxhinieri Kimike”, në Universitetin Politeknik të Tiranës”, hapet për herë të parë në vitin akademik 2023-2024, në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Programi i Studimit i Ciklit të Parë “Bachelor në Inxhinieri Kimike”.