Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 48 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Ambasadën Amerikane, për studentët, ish- studentët dhe studiuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës, ofrohen mundësi studimi në Programet Fulbright.
Nesër, më datë 13 qershor, ora 16:00, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun do të organizojë një seancë informative virtuale në lidhje me Programet Fulbright dhe Humphrey.
Të interesuarit mund të registrohen nëpërmjet këtij linku https://bit.ly/3Nh5XHH ose klikoni drejtpër drejt në Google Meet link meet.google.com/qxr-okbx-rvn .
1. PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIUES Fulbright Visiting Scholar Program 2024 – 2025 - U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov) është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara.
FUSHAT E STUDIMIT: Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit.
2. PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIME MASTER https://al.usembassy.gov/fulbright-student-program-2024-2025/ është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.
FUSHAT E STUDIMIT:
I. Bursat Fulbright të financuara nga Departamenti i Shtetit, -- janë të hapura për të gjitha fushat e studimit
II. Bursat Fulbright me financim nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë – janë të hapura për keto fusha
· STEM (Shkenca, Teknologji, Fizikë, Matematikë)
Ofrohen bursa studimi, per 24 muaj, 4 semestra, tetor 2023 - korrik 2025, ne : Cracow, Poloni (AGH University of Science and Technology) dhe Freiberg, Gjermani (Freiberg University of Mining and Techno logy) .
Koha e aplikimit: Qershor - Shtator 2023
Per informacion te plote, ju lutemi klikoni : Home - raven project
Studentet e interesuar mund te ndjekin online INFO DAY, ne linkun: eventbrite.com/e/raven-open-day -tickets-643094431757
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Deloitte Albania dhe ofrimit të mundësive të reja për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Deloitte Albania risjell për herë të dytë, Deloitte Masterclass!
Ky projekt, në formatin e një cikli workshop-esh interaktiv, i dedikohet studentëve të vitit të fundit të studimeve të larta, të cilët kanë dëshirën dhe motivimin të zhvillojnë aftësitë e tyre ndërvepruese dhe teknike në botën e biznesit.
Data të rëndësishme
· Aplikimet: 23 Maj - 9 Qershor
· Faza e intervistimit dhe përzgjedhjes: 19 Qershor – 5 Korrik
· Ditët e Masterclass: 10 - 19 Korrik
Për informacion më të detajuar ju ftojmë të vizitoni apo të ndani me studentët link-un në vijim: Deloitte Masterclass Albania
Në përfundimin e suksesshëm të workshop-eve, do të pajiseni me certifikata nga Deloitte dhe bazuar në kurrikulën praktike që programi ka, mendojmë se pjesëmarrja do t’ju shërbejë gjatë orëve të praktikës gjatë studimeve tuaja.
Ndiqni rrjetet sociale të Deloitte Albania:
Zhvillohet Ekspozita
VIZIONE TË AKTIVIZIMIT TË POTENCIALEVE TË LUMIT VJOSA
Datë 7 qershor 2023, ora 10.30.
pranë Universitetin Politeknik të Tiranës, në hollin e FAU / FTI.